Krijohet për herë të parë atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe. Kuvendi i Napolit, ngjarja që shënon krijimin e një harte të gjeografisë së shqipes kudo ku jetojnë shqiptarë.
Shtrirja e dialekteve të shqipes në dheun amë, në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, dhe në zonat e diasporës në Itali, Kroaci e Greqi, kërkimi në përcaktimin e zonave të “n” dhe “r” (siç shihet në hartë) të të folmeve, për herë të parë në një atlas të dialektologjisë së shqipes. Me këtë rast mbahet për dy ditë kuvendi ndërkombëtar me temë “Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe”, më 30 tetor në Napoli dhe një ditë më pas në Greçi, nismë e Universitetit “L’Orientale” të Napolit.
Punimet e ditës së parë zhvillohen pranë Departamentit të Studimeve të Evropës Lindore (Rruga Duomo, 219), ndërsa punimet e ditës së dytë në sallën e Këshillit Bashkiak të Komunës shqipfolëse të Greçit, në krahinën e Avelinos, ku marrin pjesë glotologë dhe albanologë italianë e shqiptarë të ardhur nga Tirana, Prishtina, Mynihu dhe nga Parisi.
Një nga anëtaret e komitetit organizativ, filologia Merita Bruci nga Universiteti “L’Orientale” i Napolit thotë se “kuvendi synon, në radhë të parë, të nxjerrë në pah rëndësinë e kësaj vepre të gjeografisë gjuhësore, vlerën shkencore që ajo përmban, fryt i një kërkimi e anketimi të të gjitha varianteve gjuhësore të përhapura në territoret shqipfolëse; në radhë të dytë, të vërë theksin mbi ndikimet që kjo vepër mund të ketë si në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor, ashtu edhe në zbatimin e përfundimeve të arritura në lëmin didaktik për promovimin e kulturës gjuhësore. Edhe vetë diaspora shqiptare, e pranishme prej më se pesë shekujsh në Itali, do t’i ndjejë në të ardhmen efektet pozitive që përftohen nga ky botim.”
Nga ky atlas përftohet një tablo shumë e gjerë e fenomeneve gjuhësore që lidhen me fonetikën, morfologjinë, sintaksën (vëllimi I) dhe leksikun (vëllimi II). Përfundimet janë të pasqyruara në harta gjeografike shumëngjyrëshe për të lehtësuar leximin e simboleve që përfaqësojnë varietetet e fenomeneve gjuhësore.
Sipas Brucit, prania e konsiderueshme e një pakice gjuhësore historike shqiptare në Itali, e në rastin konkret prania e komunitetit shqipfolës të Greçit (AV), i vetmi në territorin e Kampanias, “për shkak të veçantive të tij, gjen te ky Atlas një pikë referimi të rëndësishme, edhe falë zbatimit të Ligjit kombëtar 482/1999 lidhur me mbrojtjen e pakicave gjuhësore si edhe të Ligjit krahinor të Kampanias 14/2002, lidhur me studimin e mësimdhënien e gjuhës amtare shqipe.”
Botimi i Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe është frutë i një bashkëpunimi energjik ndërmjet shumë institucioneve: Qendra Kombëtare e Kërkimit (Romë), Universiteti i Napolit “L’Orientale”, Rrethi i Kampanias, Bashkia e Greçit. Në shkallë ndërkombëtare është një shembull i një bashkëpunimi frytdhënës ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për të arritur objektiva të vështira për t’u realizuar.
Marrëveshjet e bashkëpunimit e të shkëmbimeve akademike ndërmjet Universitetit “L’Orientale” dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Tiranës janë në themel të nismës për botimin e kësaj vepre me vlerë të madhe shkencore e kulturore, por edhe të një angazhimi financiar të madh, po të shohim volumin e konsiderueshëm të veprës dhe kërkesat e larta teknike të realizimit të botimit me ngjyra, ashtu siç e kërkon një Atlas.
Në momente vështirësish financiare, bashkëpunimi ndërmjet institucionesh bëhet i domosdoshëm dhe mbetet e vetmja rrugë për të realizuar projekte ambicioze e madhore.
Në rastin konkret, për më tepër, bashkëpunimi i Regjionit të Kampanias dhe i Komunës së Greçit vesh një rëndësi të veçantë, sepse kjo vepër hedh dritë të re edhe mbi studimet e të folmes së Greçit, dhe ofron mjetet e duhura për një didaktikë funksionale.
Takimi në Greci merr një kuptim të veçantë, sepse bën të mundur njohjen e studiuesve shqiptarë dhe kosovarë me folës të shqipes së vjetër të shek. XV dhe evolucionin që ka pësuar ajo në rrjedhë të kohës. Kuvendi do të mbyllë punimet me një recital këngësh arbëreshe të kënduara nga një kantautor i njohur, Pino Kakoca, edhe ai përfaqësues i diasporës shqiptare. “Rrënjët e Arbërisë” quhet recitali i Cacozza-s, me pjesëmarrjen e Ernesto Jannuzzi-t. /shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Viti 1932: Fundi tragjik i qëndistares së flamurit të Pavarësisë

Në betejën ku u vra Ibe Palikuqi, asnjë gjerman nuk duket!
“Sarajevo Safari”, dokumentari i polemikave: Qyteti ku njerëzit vriten për qejf

Papa në geto - fragment nga autobiografia e Françeskut

Minatori që frymëzoi regjimet komuniste për ta shpikur “Heroin e Punës Socialiste”

Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut