Izraeli kryen sulme ajrore në lindje të Libanit

Ushtria izraelite kreu 8 sulme ajrore përreth rajonit Hermel në lindje të Libanit dhe qytezës Lebweh në provincën Baalbek.
Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, aeroplanët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore përreth rajonit Hermel.
Ushtria izraelite kreu gjithashtu sulme ajrore edhe përreth qytetit Lebweh në provincën Baalbek.
Zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite, Avichay Adraee, në një deklaratë në X, pretendoi se ushtria izraelite sulmoi kampet dhe depot e armëve të Forcës Ridwan të Hezbollahut në Luginën Beqaa në lindje të Libanit.
Adraee pretendoi se kampet po përdoreshin për të planifikuar dhe përgatitur sulme ndaj Izraelit.
Ai kërcënoi se sulmet do të vazhdojnë. /AA/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































