Një nga spitalet e fundit funksionale të Gazës veriore është evakuuar me forcë nga ushtria izraelite, thonë mjekët, pasi dhjetëra njerëz u vranë në sulmet ajrore izraelite që synonin zonën përreth objektit të kujdesit shëndetësor.
Eid Sabbah, kreu i departamentit të infermierisë në spitalin Kamal Adwan, tha se rreth orës 07:00 të së premtes, ushtria i dha administratës 15 minuta për të evakuuar pacientët dhe stafin në oborrin e saj.
Trupat izraelite më pas hynë në spital dhe po largonin pacientët që kishin mbetur, sipas Sabbah.
Ushtria izraelite tha se nuk ishte në dijeni për sulmet në zonë dhe po shqyrtonte raportet për vdekjen e mjekëve, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
“Është e rrezikshme sepse ka pacientë në departamentin e ICU në koma dhe kanë nevojë për makina ventilimi dhe lëvizja e tyre do t’i vërë ata në rrezik”, shpjegoi Sabbah.
“Nëse ushtria synon të vazhdojë largimin e këtyre pacientëve, ata do të kenë nevojë për automjete të specializuara”, shtoi ai.
Aktualisht nuk raportohet për të lënduar gjatë evakuimit.
Ndryshe, spitali Kamal Adwan ka qenë nën një bllokadë shtrënguese izraelite të vendosur në pjesë të Gazës veriore që nga tetori, kur ushtria tha se kishte nisur një ofensivë për të ndaluar Hamasin të rigrupohej atje.
OKB-ja ka thënë se zona është nën një “rrethim pothuajse total” pasi ushtria izraelite e kufizon shumë aksesin e dërgesave të ndihmave në zonë.
Ditët e fundit, administratorët e spitalit kanë lëshuar lutje të dëshpëruara duke bërë thirrje për t’u mbrojtur, pasi ata thonë se objekti është bërë rregullisht objektiv i bombardimeve dhe eksplozivëve izraelitë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit