Arrestohen katër militantë të Hezbollahut pasi kishin hyrë në një zonë të ndaluar, kanë njoftuar autoritetet izraelite.
Zyra e Benjamin Netanyahut deklaroi se kryeministri izraelit dhe ministri i mbrojtjes, Israel Katz, i kishin urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të mos lejonin hyrjen në zonën pranë kufirit me Libanin e Jugut, në përputhje me fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.
“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë arrestuar katër militantë të Hezbollahut, përfshirë një komandant lokal, të cilët hynë në zonën e ndaluar dhe do të vazhdojnë të veprojnë ashpër kundër çdo shkeljeje”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut parashikon një ndalim të përkohshëm 60-ditor të luftimeve, shkruan skynews.
Forcat e Hezbollahut do të largohen nga pozicionet e tyre në Libanin e Jugut dhe do të tërhiqen në veri të lumit Litani, rreth 30 km në veri të kufirit me Izraelin.
Izraeli gjithashtu do të tërheqë forcat nga Libani gjatë një periudhe 60-ditore, ndërsa ushtria libaneze do të marrë kontrollin e territorit pranë kufirit për të siguruar që Hezbollahu të mos rifreskojë infrastrukturën e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit – dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit – imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Kaos në autostradat e Kalifornisë – një burrë vodhi kamionin, përplas 13 vetura gjersa ikte nga policia

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Dodik raportohet se ka ikur në Rusi

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Aeroplani përplaset në një shtëpi në Minnesota

Në 24 orët e fundit, aeroplanët amerikanë bombarduan mbi 30 herë Houthit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler