LAJMI I FUNDIT:

Izet Mexhiti: Zgjidhja më e mirë është mbyllja e tërësishme e kazinove

Izet Mexhiti: Zgjidhja më e mirë është mbyllja e tërësishme e kazinove

Kryetari i Lëvizjes Demokratike në emisionin 360 në pyetjen e gazetarit rreth qëndrimit të tij rreth biznesit të kazinove dhe akuzave nga BDI se Rafet Muminoviç është gjithashtu i përzier në këtë veprimtari, tha se këto sulme janë me një qëllim, që para qytetarëve të gjithë të paraqiten si të njëjtë.

“Pasi që ne zbardhëm të gjithë situatën, ku zbërthyem me emra dhe mbiemra, familjarë e anëtarë të kabinetit të zv.kryeministrit Grubi, e anëtarë të kryesisë qendrore të BDI që janë pjesë e bordeve drejtuese tek të gjithë këto kompani që organizojnë lojërat e fatit, tentuan që ta devijojnë temën me zotëriun Rafet Muminoviç”.

“Unë dua të sqaroj se të vetmen gjë të përbashkët që e kemi me Rafet Muminoviçin është se vijmë të dy nga Çairi. Ai ka qenë kryetar i Ligës së boshnjakëve e cila ka bërë koalicion me BDI drejtpërsëdrejti me Ali Ahmetin dhe mandej ka qenë edhe pjesë e kryesisë qendrore të BDI-së. Qëndrimi im është se zgjidhja më e mirë është mbyllja e tërësishme e kazinove”, tha Mexhiti./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori