Ivanka Trump, njihet gjerësisht si vajza e Donald Trump, por edhe për atë që është shumë e angazhuar politikisht
Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshorte dhe, përveç të gjitha detyrimeve, ajo ende arrin të qëndrojë në top formë.
Ivanka fotografohet shpesh nga paparacët duke dalë apo duke hyrë në palestër dhe trupi i saj i skalitur kënaq shumë njerëz dhe pyesin se cili është sekreti i dukjes së përsosur të saj?
Ajo poston shpesh foto në rrjetin social “Instagram” ku shihet se çdo ditë del në shëtitje, merret me hipizëm, ushtron, por edhe ushqehet shëndetshëm, transmeton Telegrafi.
Siç tha ajo dikur, ajo e nis ditën me një gotë të madhe të mbushur me ujë në të cilën shtrydh limonin dhe më pas pi një filxhan kafe.
“Zgjohem në 5:30 të mëngjesit për të medituar ose për të ushtruar. Më pëlqen të jem plotësisht gati për ditën e re para se fëmijët e mi të ngrihen, në mënyrë që mëngjeset e mia të jenë plotësisht të përqendruara tek ata. Meditimi është një nga gjërat më të rëndësishme që bëj çdo ditë. Meditoj njëzet minuta, dy herë në ditë”, tha Ivanka.
Siç theksoi ajo, meditimi e ndihmon më së shumti për sa i përket shëndetit mendor, sepse i lejon asaj të “mendojë më mirë dhe të qëndrojë e fokusuar”.
Ivanka gjithashtu bën trajnim ‘fusion’ që kombinon joga, pilates, kërcim dhe meditim.
Krahas këtij trajnimi, Ivanka i pëlqen të bëjë edhe stërvitje kardio, e mbi të gjitha të ngasë biçikletën. Ajo vrapoi edhe në një gjysmë maratonë në vitin 2015, gjë që tregon se prej vitesh stërvitet dhe ruan figurën e saj të hollë.
/Telegrafi/