Site icon Telegrafi

Italiani voziti një kamion në dy rrota dhe vendosi një rekord Guinness

Marco Davide Giony (43) kohët e fundit e ka futur emrin e tij në Librin e Rekordeve Guinness pasi voziti një kamion nëpër një hapësirë të ngushtë me dy rrota në anën e majtë.

Italiani demonstroi aftësitë duke kaluar në një hapësirë vetëm 3.8 metra të gjerë dhe jo me veturë apo fuoristradë, por me një kamion të madh që peshonte më shumë se 3.5 ton.

Italiani kishte nevojë për kohë dhe praktikë për të arritur objektivin pasi në dy tentativat e mëparshme pati probleme me kontrollin e kamionit dhe rrëzoi barrierat anësore.

Megjithatë, ai ishte i suksesshëm në përpjekjen e tretë.

Shikoni se si dukej veprimi i tij në video. /Telegrafi/

Exit mobile version