Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë në bashkëpunim me Akademinë “Accademia Teatro alla Scala” për vitin akademik 2021/2022 ofron 19 bursa studimi për studentët kosovarë.
Kështu është bërë e ditur nga Ambasada e Italisë në Prishtinë përmes një njoftimi në Facebook.
Sipas njoftimit, 10 bursat që janë me afat 9 muaj janë kurse të perfeksionimit të këndimit lirik, ndërkaq 9 të tjera me afat studimi për 6 muaj, janë bursa master në menaxhimin e arteve performuese.
Për 10 bursat e para afati i aplikimit është deri më 12 maj 2021, ndërkaq për 9 të dytat afati i aplikimit është 16 shtator 2021.
Detaje më shumë në lidhje me aplikimin mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/