Një numër i madh aktivitetesh u organizua javë më parë në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm. Kishte pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm, si donatorë, përkrahës dhe palë të tjera të interesit nga qeveria dhe sektori privat. Ata treguan vullnet për të mbështetur sektorin privat përmes përshtatjes së legjislacionit dhe mbështetjes financiare për të gjithë ata që do t’i bashkoheshin iniciativës së qëndrueshmërisë. Pata rastin të marr pjesë në disa nga këto konferenca dhe kuptova se të gjithë ishin të vendosur të kontribuonin në këtë rrugëtim.
Gëzohem që ka ardhur koha për kauzën që mbështesja që nga themelimi i kompanisë sime [Be Consulted – Be Responsible], emrin dhe sloganin e së cilës i kisha menduar sipas këtij koncepti: Konsultohuni – Jini të përgjegjshëm. Me bashkimin e forcave do ta kemi më të lehtë vetëdijesimin e bizneseve se pse u duhet një kornizë menaxhuese që u mundëson zhvillimin e qëndrueshëm në të gjitha aspektet.
Që nga viti 2018, kur kemi filluar të operojmë në treg si kompani këshilluese, kemi kuptuar se kapacitetet e sektorit privat nuk ishin në nivelin e nevojshëm të qëndrueshmërisë. Vullnet kishin, por nuk dinin si të krijonin një strukturë menaxhuese që të paktën do të fliste në të njëjtën gjuhë me donatorët. Në aspektin menaxherial, kjo zbatohet duke gjetur përgjigje në pyetjet që njihen si 5W1H. Për sqarim, metoda 5W1H lejon të përcaktojmë të gjitha dimensionet nga perspektiva të ndryshme: Çfarë? Kush? Ku? Kur? Pse? dhe Si? Pra, përveç se çfarë duhej bërë, bizneset kishin nevojë për më shumë njohuri se si të krijonin një sistem menaxhues ku do të kishin nën kontroll proceset e punës, të gjeneronin vazhdimisht raporte për të matur performancën e tyre, dhe të përdornin këto informacione për të përmirësuar më tej proceset e biznesit që lidheshin edhe me aspektet e qëndrueshmërisë.
Nëse nuk e keni të qartë se çfarë është qëndrueshmëria, po ju jap disa informacione bazike në vijim. Qëndrueshmëria ka të bëjë me përkushtimin e bizneseve që në operacionet e tyre të minimizojnë shfrytëzimin e burimeve natyrore ose të aktiviteteve që shkaktojnë dëme të pakthyeshme në ekosistem. Iniciativat kryesore që duhet të ndërmarrin bizneset kanë të bëjnë me reduktimin e emetimit të dioksidit të karbonit, shfrytëzimin efikas të energjisë dhe integrimin e parimeve të ekonomisë qarkore, të cilat jo vetëm që do të mbrojnë planetin, por gjithashtu krijojnë vlera afatgjata dhe konkurruese për vetë kompanitë.
“Bajrakun” e kësaj iniciative në Kosovë e kanë marrë disa institucione financiare në koordinim me Rrjetin CSR në Kosovë, duke ofruar përkrahje në formë të kampanjave vetëdijësuese dhe kredive stimuluese për një zhvillim të qëndrueshëm. Por, nga diskutimi që dëgjova në këto sesione dhe konferenca, mungonte një gjuhë universale për të komunikuar qartë rolet dhe përgjegjësitë e secilit. Pra, nuk mjafton vetëm një “çfarë” duhet bërë nga donatori dhe një “çfarë” nga përfituesi. Sepse, kjo iniciativë kërkon edhe përfshirjen e palëve të tjera të interesit brenda dhe jashtë kompanisë.
Nëse nuk po ia dal mbanë të shpjegoj më mirë situatën – sepse jo të gjithë i kuptojnë praktikat menaxheriale – po e shpjegoj këtë me një barsoletë: Një person po ecte kur i ranë në sy dy punëtorë anash rrugës, të cilët po punonin në një kanal. I pari hapte kanalin dhe i dyti pas tij po e mbyllte. Kalimtarit iu shtua kureshtja dhe vendosi t’i pyeste, disi me habi, se cili ishte qëllimi i punës që po bënin. Kur pyeti të parin, atë që hapte kanalin, ai iu përgjigj: “Unë po e kryej punën time”. Po të njëjtën përgjigje mori edhe nga i dyti, që mbyllte kanalin. Kureshtja e kalimtarit nuk u shua dhe vazhdoi me pyetjen: “Çfarë pune është kjo ku njëri hap kanalin dhe tjetri e mbyll menjëherë? Çfarë planifikohet të futet në kanal”? Atëherë reagoi njëri prej tyre dhe tha: “Këtu duhej të vendoseshin disa gypa për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit. Por, personi që fut gypat sot mungon dhe ne po e kryejmë punën për të cilën paguhemi”.
Të kthehemi tani te përfundimi i panelistëve, i cili përafërsisht tingëlloi i ngjashëm me barsoletën. Në këtë iniciativë mungon dikush dhe diçka që kjo të rezultojë në sukses. Nuk mjafton vetëm dëshira e kompanive për të përfituar përkrahje financiare, nëse nuk ka një plan konkret se si do të arrihet qëllimi. Sepse donatorët, në fund, duhet të përcaktojnë mekanizma kontrolli, me të cilët performanca e tyre do të jetë në linjë me aspektet e qëndrueshmërisë. Njëri nga panelistët pohoi se “pare” ka mjaft në formë grantesh “për të hapur e mbyllur kanale”. Por, kush do të marrë përsipër punën e personit “për shtrirjen e gypave”? E, nëse kjo nuk është puna e tyre, e kujt është atëherë? Në anën tjetër, gjithnjë e më shumë shtohen presionet ndaj bizneseve që të jenë në përputhje me ligjet, rregulloret dhe praktikat e qëndrueshmërisë. Këto nuk janë më çështje opsionale, por domosdoshmëri për kompanitë që dëshirojnë të mbeten konkurruese në tregjet brenda dhe jashtë vendit. Edhe në Kosovë, qeveria është zotuar për një agjendë të gjelbër si pjesë e objektivave të saj të zhvillimit të qëndrueshëm, ndërsa sektori privat është ftuar të harmonizojë operacionet e tij me politikat mjedisore. Agjenda e gjelbër e Kosovës përshkruan qëllime ambicioze për reduktimin e emetimit të dioksidit të karbonit, promovimin e energjisë së ripërtëritshme dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.
Cila është zgjidhja?
Disa miq më kanë rekomanduar që shkrimet e mia të mos jenë të gjata, sepse njerëzit në këtë kohë përtojnë të lexojnë. Prandaj, po i bie më shkurt duke paraqitur zgjidhjen konkrete dhe të qëndrueshme për këtë iniciativë mes donatorëve dhe përfituesve. Ajo që konsideroj se mungon është korniza menaxhuese e bazuar në sistemet menaxhuese ISO, të cilat që nga viti 2018 i ligjëroj, i zbatoj dhe i auditoj brenda dhe jashtë vendit. Në të gjitha këto standarde, ekspertët ndërkombëtarë kanë ofruar sisteme të integruara menaxhuese me një strukturë që i përshtatet çdo industrie. Standardi më i përafërt që një kompani apo donator mund të adoptojë si gjuhë komunikimi për aspektet e qëndrueshmërisë është standardi ISO 14001. Ky standard, ndër të tjera, referohet në shumicën e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) – gjithsej 17. Gjithashtu, edhe standardet e tjera si ISO/IEC dhe standardet e OKB-së po krijohen duke marrë për bazë këtë standard si një kornizë të përshtatshme menaxhuese. Tani, duke iu referuar kërkesave të këtij standardi, po i krahasoj me mangësitë që konsideroj se i mungojnë iniciativës për qëndrueshmëri. Integrimi i standardit ISO 14001:2015 si kornizë menaxhuese për përfituesit dhe donatorët, para së gjithash, do t’i ndihmonte ata që:
– të kuptojnë kontekstin e organizatës së tyre;
– të tregojnë angazhim të lidershipit në përcaktimin dhe arritjen e objektivave;
– të identifikojnë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që i mundësojnë apo i parandalojnë ata në arritjen e objektivave;
– të realizojnë rregullisht analiza të rrezikut duke përcaktuar kriteret e vlerësimit dhe caktimin e nivelit të pranueshëm të rrezikut;
– të alokojnë burime të nevojshme dhe kompetente për çdo objektiv që kanë përcaktuar;
– të definojnë një program komunikimi për kur proceset realizohen siç duhet ose kur nuk janë në linjë me kriteret e paracaktuara;
– të zbatojnë një program vetëdijesimi dhe trajnimi të stafit për rritje të vazhdueshme të kompetencës së tyre;
– të zbatojnë kontrolle (administrative, menaxheriale dhe teknike) që mund të gjenerojnë rezultate të matshme dhe krahasuese të performancës kundrejt aspekteve të qëndrueshmërisë;
– të realizojnë auditime të rregullta për të identifikuar dhe trajtuar rreziqet që mund të parandalojnë arritjen e rezultateve të dëshiruara;
– të marrin vendime për përmirësim të vazhdueshëm në bazë të fakteve, duke mbajtur performancën e tyre në linjë me objektivat e përcaktuara.
Tani një pyetje për përfituesit dhe donatorët: Si mund të matim diçka që nuk e kemi në kontroll? Dhe, si mund të vlerësojmë diçka që nuk mund ta matim?
Konsultohuni me ne dhe jini të përgjegjshëm!
(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje