LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Hamza i gatshëm të formojë qeverinë nëse dështon LVV-ja

Ismaili: Hamza i gatshëm të formojë qeverinë nëse dështon LVV-ja

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Uran Ismaili, derisa ka folur për formimin e Qeverisë së re dhe qëndrimit të PDK-së, ka thënë se opsionet janë me partitë opozitare.

Ismaili para mediave pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se  ideja e vijave të kuqe nuk nënkupton vetëm koalicion, por në diçka të caktuar.

“Ideja e vijave të kuqe nuk d.m.th gjithmonë në vijën e koalicioneve, por në diçka të caktuar. Si opozitë sa i përket formimit të qeverisë i takon partisë së parë të krijojë qeverinë. Dhe nëse nuk e arrin i takon partisë së dytë që të formojë qeverinë. Ne e kemi një pozicion jashtëzakonisht të qartë, por edhe një besim të madh që e kemi një kandidat që arrin ta formojë një shumicë nëse kemi një paaftësi të partisë se parë që ta formojë qeverinë. Jam i bindur që Hamza është një person që pranohet nga një shumicë e caktuar në Kuvend, atëherë kur i vjen rasti”, ka thënë Ismaili.


Ai tha se Kosovës i duhet një qeveri që ka efekt në jetën e qytetarëve, përcjell Telegrafi.

Krijimi i Qeverisë, Konjufca tregon dy skenarët e mundshëm
Lexo po ashtu Krijimi i Qeverisë, Konjufca tregon dy skenarët e mundshëm

Ismaili po ashtu tha se Kosova e meriton me i pas institucionet e veta sa më shpejt.

“T’i bëjmë të gjitha hapat e duhur që ta kemi Kuvendin e Kosovës dhe të kemi themelimin e institucioneve të vendit, pas një stërzgjatje të madhe të numërimit të votave. Mendoj që më 15 prill secili nga duhet të japim kontributin tonë për konstituimin e Kuvendi të Kosovës. “besoj se kryetari i Kuvendit është zgjedh dhe nuk është ndonjë pengesë. Pasi i takon partisë së parë ti krijojë kushtet për votimin e kryetarit…sa i përket ftesës edhe kjo është hipotetike dhe të mos përgjigjem në diçka që ende ka karakter hipotetik, i vije koha dhe asaj…”, tha Ismaili. /Telegrafi/