LAJMI I FUNDIT:

ISIS në krizë financiare (Video)

ISIS në krizë financiare (Video)

Humbja e territoreve në Siri dhe Irak ka ndikuar në një reduktim drastik të të ardhurave të Shtetit Islamik, i cili, sipas prokurorëve irakianë ka filluar të shesë me shpejtësi çfarëdolloj mallrash që të mundet.

Në një raport të fundit të Këshillit të Lartë Juridik të Irakut, i cituar nga “Zëri i Amerikës”, përmblidhen konkluzione të nxjerra nga marrjet në pyetje të anëtarëve të kapur të ISIS-it. Sipas tyre, në tregun irakian po futen me shpejtësi produkte të lira ushqimore në prag të skadimit, nga shitja e të cilave shpresohet të financohet vazhdimësia e operacioneve ushtarake.

Sipas Këshillit Juridik, “tregtarët i shesin mallrat në tregun irakian, duke i paraqitur si ‘oferta speciale’ për të tërhequr klientët”.


Produktet futen në Irak nga vendet fqinje, nëpërmjet një sistemi kontrabande me kamionë. Por tregtarët thonë se mallrat e lirë të ISIS-it po shkaktojnë ulje të çmimeve dhe rënie të fitimit. Ndërsa për ekspertët, kjo dëshmon dëshpërimin financiar në rritje të ISIS.

Ghayath Surchi, një zëdhënës i Bashkimit Patriotik të Kurdistanit në Mosul, i tha “Zërit të Amerikës” se luftëtarët e ISIS-it, të bllokuar në lagjet e Mosulit të vjetër, po mbijetojnë duke plaçkitur rezervat në shtëpitë që ua kanë konfiskuar banorëve.

Përpara se të humbiste pjesë nga territori që kontrollon, ISIS grumbullonte miliona dollarë të ardhura nëpërmjet kontrabandës së karburantit dhe përmes zbatimit të një sistemi të ashpër taksimi në zonat që kontrollonte.

Por, pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA goditi çisternat e karburantit dhe infrastrukturën, Departamenti amerikan i Thesarit dhe zyrtarët irakianë thonë se të ardhurat e ISIS-it nga karburanti ranë me gati 90%, nga niveli prej 80 milionë dollarësh në muaj që arriti në vitin 2015.

https://www.youtube.com/watch?v=lUCAoobZSak

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori