LAJMI I FUNDIT:

Ishte më i paguari në klub dhe vet e ndërpreu kontratën, Eros Grezda tregon arsyet e largimit nga Partizani

Ishte më i paguari në klub dhe vet e ndërpreu kontratën, Eros Grezda tregon arsyet e largimit nga Partizani

Eros Grezda dhe Partizani i befasuan të gjithë, kur vendosën të ndërpresin kontratën me marrëveshje.

Aventura e sulmuesit gjakovar te klubi i madh shqiptar nuk ka zgjatur më shumë se pesë muaj, pasi kontrata mes palëve është ndërprerë.

Pas kësaj ndarjeje, “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një prononcim ekskluziv të Grezdës, i cili tregon për arsyen e largimit dhe këtë eksperiencë me kampionët në fuqi.


Gjakovari flet për një bisedë me presidentin Demi dhe për dëmtimin e çuditshëm në thembër, të pësuar ndaj Vllaznisë. Sipas 28-vjeçarit, ky është edhe vetë shkaku i kësaj ndarjeje të parakohshme, teksa shton se nuk donte t’i bëhej “barrë” klubit.

“Kur kam ardhur në fillim, presidentit Gaz Demit i kam thënë vetë se në momentin që do të pësoj një dëmtim, që më mban gjatë jashtë fushave, atëherë do ta mbyllim bashkëpunimin, sepse nuk kam ardhur për qëllime financiare e gjëra të tilla këtu. Duke parë se isha lojtari më i paguar, nuk doja t’i bëja dëm klubit në momentin që nuk kishte benefite nga unë”.

“Kjo është arsyeja kryesore. Në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Vllaznisë kam pësuar një dëmtim shumë të çuditshëm. Kam çarë muskulin dhe kockën e thembrës për shkak të fushës së fortë sintetike. Pas ekzaminimeve ka rezultuar se rikthimi do të kërkojë shumë kohë”, tha Grezda.

Ai ka falënderuar të gjithë te Partizani për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kësaj kohe sa ka qëndruar në kryeqytetin shqiptar.

“Që nga dita e parë të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Kam pasur mbështetjen e tyre. Kanë ditur për problemet e mia fizike, më kanë ndenjur afër dhe prandaj e kam marrë këtë vendim shumë lehtë, pa dashur të dëmtoj klubin. Të gjithëve, nga i pari tek i fundit, u jam falënderues! Që nga dita e parë, kanë qenë shumë korrektë dhe shumë të mirë me mua”, deklaroi Grezda.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori