LAJMI I FUNDIT:

Ish-zëvendësi i Tony Blair: Lufta në Irak, e paligjshme

Ish-zëvendësi i Tony Blair: Lufta në Irak, e paligjshme

Ish zëvendëskryeministri britanik, John Prescott ka thënë se okupimi i Irakut në vitin 2003 ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ishte “i jashtëligjshëm”.

Një hetim shtatë vjeçar i publikuar së fundi për këtë çështje ka arritur në përfundim se arsyetimi, planifikimi dhe trajtimi që ia ka bërë luftës së Irakut ish kryeministri britanik, Tony Blair përmbanin një mori dështimesh, por ky raport nuk thotë nëse lufta ishte e jashtëligjshme.

Presccot, që ka qenë zëvendësi i Blairit gjatë kohës kur bëhej okupimi, e ka publikuar një opinion sot në gazetën “Sunday Mirror” duke thënë se ai duhet të jetojë me “vendimin katastrofal” të okupimit të Irakut për tërë jetën e tij.


Prescott gjithashtu ka thënë se ai tashmë e ka ndryshuar qëndrimin e tij rreth ligjshmërisë së luftës derisa e ka kritikuar Blairin që iu kishte ndaluar ministrave të tij për ta diskutuar paraprakisht nëse lufta do të ishte e ligjshme.

Lufta në Irak ka marrë jetën e 179 ushtarëve britanikë dhe mbi 150 mijë civilëve irakianë në periudhën gjashtëvjeçare pas okupimit.

Prescott ka thënë se e përkrahë vendimin e liderit të laburistëve, Jeremy Corbyn për të kërkuar falje për luftën në emër të partisë.

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori