Ish-shefi i Shërbimeve sekrete dhe diplomati i njohur, Irakli Koçollari zbuloi detaje nga disa prej dokumenteve amerikane pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa ishte i ftuar në emisionin Top Talk.
Ai u shpreh se kishte një plani sekret Beograd-Athinë për të pushtuar Shqipërinë në vitin 1952, shkruan Top Channel.
Çfarë mund të bënte Shqipëria, pas Luftës së Dytë Botërore, në raport me Greqinë?
“Asokohe forcat tona të kufirit i kanë dhënë një goditje shumë të rëndë forcave greke pasi ata menduan se do ta kishin shume të lehtë. Janë kapur rreth 800 robër nga pala greke, pa folur këtu sa u vranë dhe iu dorëzuan palës greke 1 vit më vonë. Ka marrë goditje shumë të fortë Greqia, është periudhë që fatkeqësisht nuk është pasqyruar shumë në histori. Ka historianë, që është e turpshme në fakt, që thotë se fajtorë për ato provokime kemi qenë ne, kur vetë amerikanët thonë ‘jo, shqiptarët kanë mbajtur qëndrim korrekt’.
Kanë qenë qëllimet e palës greke për të realizuar ato qëllime të mbrapshta në territoret e Shqipërisë së Jugut. Kjo është në vitin 1949. Pas atij viti është një rast tjetër shumë interesant i dalë nga dokumentet sekrete të DASH-it. Në vitin 1952, gjejmë dokumente që bëjnë të njohur se një përfaqësi e vogël e ushtarakëve jugosllavë kanë shkuar në Greqi pasi ata kishin hartuar një plan për goditje ushtarake të Shqipërisë nga Veriu.
Ishte shtator 1952. Duke menduar që grekët kanë pretendime të caktuara të tyre ndaj territoreve shqiptare, në mënyrë konfidenciale kanë shkuar dhe takuar grekët dhe u kanë thënë ‘në qoftë se ne do të godasim ushtarakisht, deri ku është vija që ju e pretendoni, që të mos e shkelim atë vijë’.
Amerikanët e kanë marrë vesh këtë. Po atë kohë amerikanët kanë thirrur në Departamentin e Shtetit ambasadorin grek në Uashington dhe ambasadorin jugosllav. U kanë thënë “ne mësojmë që ka një plan të tillë. SHBA e njeh Shqipërinë si anëtare e Lidhjes së Kombeve, jemi për ruajtjen e status quo-s së atij vendi dhe do të reagojmë nëse preket sovraniteti i atij vendi”, thotë Koçollari. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Iu gjetën dhe u sekuestruan disa armë në një veturë të parkuar në një pompë derivatesh në Deçan, dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë

Mickoski: BDI nëse ka prova kundër Mexhitit t’i dorëzojnë ato

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri