Gati tri dekada pas vdekjes së tij, shteti kolumbian ka marrë nën kontroll “La Manuela”-n, rezidencën verore që Pablo Escobar pati ndërtuar për familjen, e sidomos për të bijën.
Banesa ishte pushtuar ilegalisht nga një familje, e cila kishte krijuar aty një biznes të sajin me shëtitje turistike, kuzhinë dhe sporte.
Qeveria kolumbiane e konfiskoi vilën në vitin 2005, pas një procesi ligjor që përfshinte sekuestrimin e aseteve kriminale, por vetëm me letra, përcjell tch.
“Mbreti” i kokainës e kishte blerë pronën në Guatapé pas lindjes së vajzës së tij, Manuela, në vitin 1984, e në nder të saj i kishte vënë edhe emrin.
E gjithë ndërtesa ka mure dyshe, me qëllimin që brenda tyre të fshiheshin lehtësisht para dhe kokainë, ndërsa luksin ia shtonte një disko private, një pishinë, një sallë madhështore të ftuarish, një fushë tenisi dhe një fushë futbolli, që përdorej edhe si pistë për uljen e helikopterëve.
Një grup i quajtur “Los Pepes”, i krijuar nga karteli rival me Escobarin, “Cali”, e dëmtoi keqas “La Manuela”-n në vitin 1993 me shpërthimin e 200 kg tritol.
Escobari arriti asokohe të largohej në kohë, vetëm për t’u vrarë pak më vonë atë vit, në qytetin e tij të lindjes Medelin.
Pas vdekjes së të atit, Manuela Escobar u largua bashkë me të ëmën drejt Argjentinës, e nuk u kthye më.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame