Partitë që ishin në pushtet në mandatin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, ende nuk kanë bërë me dije se a do të votojnë në favor ose kundër formimit të qeverisë së re të vendit, e cila sipas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, do t’i takojë partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurti, si pretendenti kryesor për kryeministër të vendit.
Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk kanë dashur t’i përgjigjen pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a do të votojnë për krijimin e qeverisë së re nga Kurti, çfarë qëndrimesh do të mbajnë në raport me qeverinë e re që pritet të votohet, si dhe në cilat politika do ta kenë mbështetjen e partive opozitare.
Megjithatë, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, dy ditë më parë e ka cilësuar ndryshimin në pushtet, si rotacion demokratik.
“Janë normale rotacionet demokratike. Ajo që është më kryesore, nuk duhet t’i polarizojmë qytetarët mes vete dhe në të njëjtën kohë, nuk duhet të krijojmë kriza artificiale”, ka theksuar Veseli.
Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë që kjo parti së shpejti do ta ketë një përgjigje nëse do të votojë ose jo në favor të formimit të qeverisë nga Kurti.
Sipas tij, kjo parti, paraprakisht do të mbajë mbledhje të kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm të kësaj partie, për të vendosur lidhur me këtë çështje. Por, siç thotë ai, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në të ardhmen, në parim, do të përkrahin Qeverinë, në rastet kur sillen vendimet e rëndësishme që kanë të bëjnë me të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës.
“Sa i përket projekteve që shkojnë në favor të Kosovës dhe forcimit të shtetit, Aleanca çdo herë ka treguar se i përkrahë me plotë mbështetje dhe që t’i fuqizojë të gjitha institucionet shtetërore. Mirëpo, do të jemi kritik në çdo moment, nëse qeveria e re – nëse formohet – dështon në forcimin e shtetit. Në dialog (me Serbinë) nëse bën kompromise që nuk shkojnë në favor të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, ne do të jemi fuqishëm kundër”, tha Lekaj.
Ai ka shtuar që deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të marrin pjesë edhe në komisione për buxhetin e Kosovës dhe do t’i parashtrojnë kërkesat e tyre. Siç thotë ai, partia e tij, do të insistojë sidomos për autostradën e Dukagjinit dhe projektet tjera që tashmë kanë qenë të parapara nga qeveria e kaluar. Por, siç theksoi ai, AAK-ja nuk do të lejojë që çështja e miratimit të buxhetit të bëhet shkak që vendi të shkojë në zgjedhje.
Edhe Haxhi Shala, deputet i Nismës Socialdemokrate, thekson që ende nuk ka një vendim nga subjekti politik të cilit i takon ai, se a do ta votojë ose jo Qeverinë e re. Megjithatë, sipas tij, qëndrimi i Nismës Socialdemokrate ndaj Qeverisë së re do të varet nga qëndrimi që vet qeveria e ardhshme do të ketë në raport me çështjet që janë me interes kombëtar dhe shtetëror.
Sipas tij, në rast se Qeveria e ardhshme ka interes që të zgjidhë disa probleme kombëtare, atëherë do ta ketë mbështetjen e Nismës.
“Interes kombëtar është buxheti. Në qoftë se buxheti shkon në përputhje me programin tonë, atëherë ne duhet ta mbështesim buxhetin. Interes kombëtar është edhe tema e bisedimeve (me Serbinë). në qoftë se Kurti apo kushdo qoftë që do të jetë kryeministër i ardhshëm e ka në agjendën e qeverisë zgjidhjen e këtij problemi me Serbinë, atëherë, besoj që edhe partitë opozitare do ta mbështesin”. di
“Gjatë punës së Qeverisë do të ketë çdo ditë tema kombëtare për vendin dhe qytetarët. Në atë moment që shihet se nuk po punon mirë ose nuk po ecën në bazë të interesave të vendit, atëherë do të ballafaqohet me kritika shumë më të ashpra se sa që i mendojnë ata”, tha Shala.
Të tri këto parti, në mandatin e kaluar kanë qenë pjesë e koalicionit qeverisës.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia e cila në mandatin e kaluar ka qenë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë fituese e zgjedhjeve. Ajo kishte paralajmëruar një koalicion qeverisës bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, po ashtu parti që ka qenë në opozitë në mandatin e kaluar legjislativ, por, një marrëveshje për koalicion, deri më tash, nuk është arritur. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/suedi-780x439.jpg)
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin