Seanca për të akuzuarit në rastin e sulmit terrorist në Banjskë është shtyrë, ndërsa ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka shpjeguar se, për shkak të formulimit të ligjit, gjykimi në mungesë për 42 të akuzuarit nuk është i mundur.
Seanca e shqyrtimit fillestar për të akuzuarit në rastin e sulmit terrorist në Banjskë, që ishte planifikuar të mbahej këtë të mërkurë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Kjo ndodhi pas kërkesës së avokatëve të të akuzuarve, të cilët kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar shkresat e lëndës dhe provat e Prokurorisë.
Shtyhet seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë
Tre nga të akuzuarit, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, u paraqitën në gjykatë pas arrestimit të tyre gjatë sulmit në Banjskë.
Ndërkohë, për 42 të akuzuarit e tjerë pritet një opinion nga Gjykata Supreme për çështjen e gjykimit në mungesë.
45 persona në krye me Milan Radoiçiqin akuzohen nga Prokuroria Speciale për kryerje të terrorizmit dhe të veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, foli për këtë çështje në emisionin “FIVE” të Dukagjinit, duke shpjeguar se, sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, gjykimi në mungesë është i lejuar në disa raste, por ka kushte specifike që duhet të plotësohen.
“Në vitin 2023 ka qenë i përjashtuar gjykimi në mungesë, por ndryshimet e ligjit në vitin 2023 e kanë paraparë mundësinë gjykimit në mungesë. Por aty janë kushte specifike kur mund të mbahet gjykimi në mungesë. Sipas nenit 303 për secilën vepër penale mund të zhvillohet gjykim në mungesë me kush që i pandehuri ka qenë në shqyrtimin e parë fillestar dhe nuk ka ardh më ose në shqyrtimin kryesor. Por paragrafi 7 e ka një përjashtim dhe thotë kur bëhet fjalë për vepra penale nga neni 104 , pavarësisht kushteve nga paragrafi 2, 2.2 dhe 2.3 mund të mbahet gjykimi në mungesë. Për veprat penale nga neni 104 atje thotë nuk parashkruhen krimet e luftës, gjenocid dhe krimet kundër njerëzimit si dhe vrasjet e rënda”.
“Çdo vepër penale i ka elementet e përgjithshme dhe të posaçme. Dhe në bazë të elementeve të posaçme janë edhe emërtimet nuk ka vepër penale me emër të njëjtë. Ligji thotë vrasje e rëndë, ne kemi vetëm një. Neni 173 i Kodit Penale të Kosovës. Nuk ka vepër penale tjetër, vrasje të rëndë. Pasoja, vdekjet prodhojnë shumë vepra penale. Prodhojnë këto që akuzohen terrorizmi, kundër rendit kushtetueses, kryengritje e armatosur… Por nuk janë vrasje të rënda, vrasje e rëndë është vetëm një”, ka thënë Hasani.
Megjithatë, sipas Hasanit, për veprat e terrorizmit dhe ato kundër rendit kushtetues, si në rastin e të akuzuarve të Banjskës, nuk ka mundësi të zhvillohet një gjykim në mungesë, për shkak të formulimit aktual të ligjit.
“Më këtë formulim ligjor siç është nuk ka asnjë mundësi të mbahet gjykimi në mungesë.
Paradoksi qëndron kur është bërë ligji i 2023, dikush që ka qenë prokuror për mua me dije diskutabile, e ka ndërtuar atje një normë që thotë prokuro mund të ngris aktakuzë për secilën vepër penale nëse është i paarritshëm. Çfarë logjike ka të ngrish prokurori aktakuzë vetëm ta zhvendos lenë në gjykatë, kur gjykata s’mund ta gjykojë. Këtu është një paradoks që ekziston në Kodin Penal.
Supremja jem mendim juridik vetëm atëherë kur norma është e paqartë. Dhe kur norma ka aplikim divergjente në gjykatat e Kosovës… Aktakuza është shumë mirë e formuluar por kur ndër është ndërtuar norma në Kodin e Procedurës Penale në 2023… Është dashtë në normë të mos i referohen nenin 104 fare, por me në mënyrë eksplicite më shkru të gjitha veprat penale kundër rendit kushtetuese, atëherë nuk ka pasur problem”, ka thënë Hasani. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës