Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim ish-komisionerin e Bashkimit Evropian për Bujqësi dhe ish ministër i Bujqësisë së Austrisë, Franz Fischler. Ai shoqërohej edhe nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Ministri Krasniqi e informoi Fischlerin për politikat programore në bujqësi dhe ndikimin që ato kanë pasur në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi dhe avancimin e bujqësisë si sektor me mjaft potencial.
Ministri theksoi se bujqësia është një prioritet i qeverisë dhe mbështetja është rritur dukshëm në vitet e fundit, gjë që ka sjellë edhe rritje të prodhimit, duke ndjekur kështu synimin që të zëvendësohet importi dhe të shtohet sa më shumë konsumi i prodhimeve vendore.
Ai theksoi se bujqësia po arrin të kontribuojë mjaft shumë në zbutjen e papunësisë dhe me rritjen e vazhdueshme të buxhetit dhe avancimin e politikave ndikimi i saj në ekonominë e vendit do të jetë edhe më i madh.
Ministri tha se ka një interesim mjaft të madh tek të rinjtë dhe të rejat që të merren me bujqësi dhe kjo përben një shpresë se sektori do të zhvillohet. Ministri tha se po punohet që bujqësia të jetë një sektor që afron vendet e Ballkanit dhe bashkë do të punojnë në krijimin e një tregu të përbashkët.
Ai deklaroi se është objektiv i vendeve të rajonit që të avancojnë politikat e tyre për bujqësinë konform atyre që janë në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim ai tha se ndihma e Fischlerit është mjaft e domosdoshme duke ditur karrierën e tij si ministër i bujqësisë dhe për 10 vjet komisioner për bujqësi.
Nga ana e tij, Fischler vlerësoi angazhimin e Qeverisë që këtë potencial që ekziston në bujqësi ta kthejë në vepër. Ai tha se bujqësia është një nga fushat ku Kosova duhet të ketë fokus të madh dhe për këtë ai shtoi se mbështetja e tij nuk do të mungojë, në drejtim të avancimit të politikave dhe proceseve integruese.
Ministri Krasniqi dhe ish-komisioneri Fischler u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm me qëllim të krijimit të mundësive për bashkëpunim në projekte të ndryshme në ndihmë bujqësisë në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare