Ka pak ditë që ka dalë nga shtëpia e “Big Brother” i klasifikuar i pesti sipas votave të publikut. Poli është një djalë që rrezaton paqe me veten dhe të tjerët, por i pëlqen të bëjë edhe shumë humor. Jashtë ai ka gjetur krahas miqve të vjetër edhe miqtë e tij të rinj, me të cilët u lidh në shtëpinë e “Big Brother”, si dhe është ndodhur përballë faktit se ish-banorët tashmë kanë krijuar grupet e tyre.
Tani Polin e gjen në shoqërinë e Çimit, Visit, Julindës dhe natyrisht të Inës, vajzës me të cilën tashmë është lidhur. Por duket se gjithë kjo atmosferë miqësore si dhe mrekullia e të qenit në qendër të vëmendjes edhe nga njerëzit e thjeshtë, është prishur paksa nga sms-të që i dërgon ish e dashura e saj, një vajzë e re, 17-vjeçare me të cilën kishte një vit lidhje. Ajo i kërkon shpjegime për faktin se pse ai e la në këtë formë. Le të mësojmë më shumë detaje nga biseda që bëmë me Polin.
Poli cili është lajmi i parë që të bëri përshtypje sapo dole nga shtëpia e “Big Brother”?
Poli: Padyshim që atmosfera që më priste jashtë ishte e gjitha mbresëlënëse. Çimi, Visi dhe Ina kishin organizuar festë për mua dhe ju e dini se ne e kemi gdhirë në atë festë. Ndërsa një lajm tjetër që më gëzoi shumë ishte fakti që unë kisha dalë i pari nga votimet në internet. Edhe pse ato nuk ishin rezultatet zyrtare, fakti që njerëzit më kanë votuar aq shumë tregon se ata më kanë pëlqyer dhe kjo është një gjë e madhe për mua dhe më gëzon.
Pol, në ndryshim nga çiftet e tjera ku hapin e parë në përgjithësi e merr mashkulli, kjo lidhje duket se është krijuar falë guximit që mori Ina, e cila të shprehu ndjenjën e saj publikisht apo jo?
Poli: Unë stepesha për dy arsye, e para sepse kisha lënë një të dashur jashtë dhe ndjeja një farë obligimi ndaj saj. Edhe pse unë atë lidhje e kisha mbajtur të fshehtë, e vërteta është se unë kisha një vit që rrija me atë vajzë. E dyta është fakti se unë me të vërtetë Inën e pëlqeja shumë, por nuk e dija nëse ajo ishte ndjenja e saj që sillej ashtu me mua, apo po bënte thjesht lojë. Brenda shtëpisë nuk arrin të jesh i kthjellët as për të menduar për sjelljet e tua, por as për ato që të tjerët kanë ndaj teje. Por ama kur Ina doli nga shtëpia, filloi të më mungojë shumë.
Le të kthehemi tek ish e dashura jote, sa e lehtë apo e vështirë ishte ndarja me të?
Poli: E lehtë nuk është fare sepse ne kemi pasur një lidhje të vërtetë bashkë. Unë kam kërkuar që ta takoj për ta sqaruar, por ajo nuk ka pranuar. Për momentin këmbejmë vetëm sms.
Çfarë të shkruan?
Poli: Pak a shumë mund ta merrni me mend se çfarë shkruan një vajzë, e cila ndjehet e braktisur nga i dashuri. Më thotë që ndjehet e zhgënjyer, që nuk e priste etj., etj. Por besoj ky është thjesht një moment kalimtar. Kjo ishte një nga arsyet që unë nuk u lidha që brenda me Inën, pasi doja një ballafaqim jashtë me të dashurën që kisha. Mirëpo gjërat erdhën kështu…
Megjithatë mbase po të kishte ndenjur Ina më shumë në atë shtëpi, nuk do kishe bërë kaq shumë arsyetime, por do të ishe lidhur me të?
Poli: Edhe unë e kam këtë bindje pasi sinqerisht në atë shtëpi ku rri 24 orë me një femër që të pëlqen, nuk mund ta evitosh krijimin e një raporti që vjen si pasojë e ndjenjës të cilën nuk e frenon dhe as nuk e kamuflon dot.
Keni pasur kohë të mendoni se çfarë do bëni gjatë verës me Inën, por edhe me banorët e tjerë?
Poli: Po, kemi shumë plane për të bërë pushime, na kanë bërë ftesa në Kosovë, Maqedoni, oferta të ndryshme pune, por për momentin nuk mund të tregojmë detaje. Do kemi një verë impenjative, kjo është e sigurt.
Si janë ditët afër Inës, por pa kamera?
Poli: Shumë të bukura.
Keni bërë dashuri që atë natë që dole nga shtëpia apo pritët pak?
Poli: Mund ta merrni vetë me mend. (Qesh)./Panorama Plus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?