Një shqiptaro-irlandez mendohet se është truri i superorganizatës kriminale që trafikoi mbi 1 mijë njerëz nga Shqipëria drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.
Lajmi mësohet nga gazeta britanike “The Sun”, ndërsa burimet nga policia shqiptare saktësojnë edhe detajet sesi të trafikuarit vidhnin identitetet. Truri i superoganizatës kriminale që trafikonte njerëz drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, është një shqiptaro-irlandez.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike “The Sun”, e cila shton ai është njëri prej 39 të arrestuarve në Shqipëri, gjatë megaoperacionit të koduar “One If By Land”, që u zhvillua para një jave.
Sipas “The Sun”, bosi i 7 grupeve kriminale më parë ka jetuar në Dublin.
Ndërkaq, gazeta “Dailymail” shkruan se 9 në 10 shqiptarë të futur ilegalisht në Angli besohet se kanë përdorur pasaporta italiane, franceze dhe spanjolle të falsifikuara prodhuar nga trafikantët e qenieve njerëzore të rrjetit të drejtuar prej shqiptaro irlandezit, transmeton oranews.
Sipas kësaj medie, rreth 750 persona mundën të futen ilegalisht në Angli pasi paguan anëtarët e këtij grupi kriminal, të cilët janë lënë në arrest me burg nga gjykata shqiptare. Nga ana tjetër, nga burimet policore mësohet se para se grupet kriminale kishin menduar dhe për estetikën e personave që kalonin në mënyrë ilegale drejt t SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë.
Para se të kalonin kufirin pamja e tyre përshtatej në qendra estetike me foton e personave që kishin mbajtur më parë pasaportën me vizë ose që jetonin në vendet e BE-së. Në një rast rezulton se shtetasi me inicialet I.Z, ka udhëtuar drejt Bullgarisë me destinacionin final Amerikën.
Ai është kuruar për pamjen e jashtme për ti ngjarë sa më shumë shtetasit bullgar, të cilit i ishte marrë pasaporta. Nga hetimet rezulton se pjesa më e madhe e falsifikimeve të dokumenteve realizohej në një banesë të “Kodra e Diellit”, në Tiranë, në pronësi të çiftit Eno dhe Lirie Muçollari, që janë 2 prej 39 trafikantëve të arrestuar. Përveç tyre, në pranga kanë rënë edhe 5 policë, 4 kufitarë që nuk vepruan dhe 1 tjetër që dekonspiroi operacionin.
Trafikantët mendohet se dërguan 1 mijë shqiptarë përmes 4 linjave që nisnin nga Shqipëria dhe pasi përshkruanin disa shtete të tjera përfundonin në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës