Iran: Ndalohet revista për gra që ‘nxit’ bashkëjetesën

‘Zanan-e Emruz’ (Gruaja e sotme) raportohet se ka publikuar një edicion të veçantë ku diskutohen aspekte të ndryshme të “martesës së bardhë” dhe arsyet që qëndrojnë prapa saj.
Bordi Mbikëqyrës i Mediave në Iran mbrëmë ka njoftuar se revista mujore do të dërgohet në gjykatat e vendit për “shkeljen e vlerave islame dhe atyre kombëtare” duke promovuar këtë praktikë, raporton agjencia e lajmeve, Mehr.
Marrëdhëniet seksuale pa kurorë konsiderohen krim sipas ligjit islamik që zbatohet në Iran. /Rel/
Nga
Telegrafi
28/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































