LAJMI I FUNDIT:

IPKO TV, pako Premium vjen e kompletuar

IPKO TV, pako Premium vjen e kompletuar

Pavarësisht se ofertat për pakot e reja sportive të IPKO-s janë mirëpritur nga qytetarët e Kosovës, pasi ofrojnë shumë surpriza sa u përket ngjarjeve në sportin botëror, ata janë shprehur se do të ishte mirë sikur të kishte mundësi që pagesa të bëhej në çdo muaj, pasi rrogat në Kosovë janë shumë të ulëta.

Zëdhënësi i IPKO-s, Alban Kastrati, tha se sa u përket kanaleve të sportit, këtë vit IPKO-ja ka siguruar të drejtat për transmetimin e ligave kryesore të futbollit në botë, si: Ligën angleze, spanjolle, Serinë A, Ligën e Kampionëve, ato gjermane, holandeze, portugeze, shqiptare dhe Copa Del Rey në Spanjë.

“Këtë vit televizioni kabllor digjital IPKO sjell edhe shumë ngjarje të tjera sportive, si: NBA, Moto GP, Wimbledon HD, HBO World Boxing, ATP 1000, Golfing World, Kampionatin Botëror në Basketboll, Formula 1, me të drejta transmetimi për tre vjet me radhë”, thekson Kastrati.

Sa u përket çmimeve, që konsumatorët e IPKO-s duhet t’i paguajnë për t’i pasur pakot e reja, Kastrati ka treguar se abonimi në Pakon Premium mund të bëhet për 6 muaj për çmimin 129 euro e 95 centë (21 euro e 65 centë në muaj, ose për 12 muaj, që kushton 199 euro e 95 centë ose 16 euro e 66 centë në muaj). Ai ka bërë me dije se ekziston edhe opsioni i pagesës mujore të pakove, duke përdorur shërbimet pa kamatë të një banke komerciale me të cilën IPKO-ja ka marrëveshje bashkëpunimi.


Por qytetarët thonë se pakot e reja janë shumë të mirëseardhura, pasi mundësojnë që të gjitha kanalet të shikohen bashkë, por ka vërejtje për mënyrat e pagesës. Sipas tyre ajo duhet të jetë mujore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori