Në epokën digjitale, adresa kryesore e bizneseve profesionale është uebfaqja e tyre. Ndërsa tani IPKO ua ka mundësuar të gjitha bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë ta kenë një të tillë me aq pak sa 9.95 euro në muaj.
MyWeb është platforma e re e zhvilluar nga IPKO e cila u ofron bizneseve në Kosovë mundësinë e prezantimit prtofesional dhe rritjes së biznesit, duke qenë gjithnjë e më afër konsumatorëve të tyre, në çdo ditë të vitit, 24 orë në ditë.
Bashkë me uebfaqen e re profesionale, me secilën nga pakot e zgjedhura në MyWeb, IPKO ofron edhe emailat zyrtar me emrin e biznesit, dhe një numër të nën-faqeve. Me MyWeb IPKO e ka bërë të mundur që uebfaqja profesionale e biznesit tani të kushtojë më pak sesa shtypi i biznes-kartelave personale apo materialeve tjera promovuese.
“Përveç ndërtimit të infrastrukturës së plotë të teknologjisë së informacionit në vend me internet dhe teknologjitë e fundit 3G dhe 4G, të cilat e kanë shumëfishuar numrin e përdoruesve të internetit, përdorimit të përgjithshëm të teknologjisë dhe biznesve digjitale, IPKO sot po e fillon edhe një epokë të re për bizneset në Kosovë, të cilave ua ka mundësuar transformimin e plotë në ekosistemin digjital, përmes krijimit të uebfaqeve profesionale në internet, për kostot më të ulëta të mundshme në treg” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.
Për ta ndërtuar ueb-faqen e tyre, bizneset duhet të zgjedhin njërën nga katër pakot e përgatitura në MyWeb, varësisht nga kompleksiteti i kërkesës së tyre (madhësia e uebfaqes, numri i e-mailave dhe faqeve, nënfaqeve apo dizajni grafik).
“Kalimi i gjithë bizneseve kosovare në domenin digjital do të dëshmohet si hapi më i drejtpërdrejtë për avancimin e secilit biznes të vogël apo të mesëm në Kosovë” ka thënë më tej Kastrati.
Pakoja fillestare për krijimin e uebfaqes me MyWeb fillon prej 9.95 euro në muaj, ndërsa pakoja më e madhe për uebfaqe të biznesit është Gold, me 39.95. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës