LAJMI I FUNDIT:

iOS 6 në 93 për qind të iPhone

iOS 6 në 93 për qind të iPhone

Vitin e kaluar, Apple kishte lëshuar sistemin e saj të ri operativ, përkatësisht versionin iOS 6, dhe tani pak para lëshimit të versionit të ri iOS 7 në konferencën e saj të zhvilluesve, kompania ka dhënë shifrat e shpërndarjes së versioneve të ndryshme të platformës së saj nëpër modelet e ndryshme të iPhone.

Raporti i ri i Chitikia thotë se versioni i sistemit të fundit operativ të Apple, iOS 6 tani është në 92.7 për qind të modeleve të ndryshme të iPhone, ndërsa raporti i njëjtë ka dhënë detaje edhe për iPad, ku thuhet se 82.9 për qind e iPad-ëve mbështeten në iOS 6.
Përdoruesit e iPhone janë më të prirur ta përditësojnë sistemin e tyre operativ, në krahasim me ata të iPad, pasi që shumica e përdoruesve të iPad ende përdorin versionin 5.
Njëra prej arsyeve pse mund të jetë kështu është se shumica e përmirësimeve që sjell iOS 6 lidhen me telefoninë mobile, dhe shërbimet mobile në përgjithësi (Facetime, turn-by-turn GPS etj). / Telegrafi /