Barcelona thuhet se ka bërë ofertën e parë në drejtim të Interit për Lautaro Martinezin.
Skuadra katalunase besohet se ka ofruar 70 milionë euro dhe Arturo Vidalin e Nelson Semedon në këmbim të shërbimeve të sulmuesit argjentinas.
Por, sipas gazetarit të Transfermarkt, Nico Shira, ajo ofertë është refuzuar menjëherë, pasi Nerazzurët e cilësojnë si shumë të ulët.
Sipas burimeve të tij, Interi po kërkon 100 milionë euro dhe tre lojtarë nga Barcelona për ta lënë të lirë Lautaron që të largohet nga Giuseppe Meazza.
Skuadra italiane është e vendosur që të mbajë lojtarin në skuadër, por është dëshira e këtij të fundit që të kalojë në Cmp Nou.
Lionel Messi në anën tjetër thuhet se e ka bindur Lautaron që t’i bashkohet atij te Barcelona dhe vështirë se mund të pengojnë ndonjë gjë këtë marrëveshje. /Telegrafi/