Site icon Telegrafi

Interi pritet të shesë tre futbollistë për të nënshkruar me N’Golo Kanten

N’Golo Kante është objektivi kryesor i Interit për repartin e mesfushës.

Trajneri Antonio Conte e dëshiron me çdo kusht afrimin e francezit në skuadër pasi e sheh si përforcim të madh.

Por para se të bëjnë një ofertë për francezin, Interi duhet të shes lojtar për t’i siguruar fondet për transferimin e Kantes.

Calciomercato ka raportuar se Neroazzurët janë duke tentuar të shesin Joao Marion, Ivan Perisicin dhe Henrique Dalbert për të fituar rreth 45 milionë euro nga shitja e tyre.

Gjithsesi për të arritur te Kante, Neroazzurët duhet të paguajnë një shumë prej 67 milionë euro te Chelsea.

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard nuk e preferon shumë Kanten dhe në vend të tij kërkon transferimin e Declan Rice.

Ndërkohë sipas medieve angleze dhe atyre italiane reprezentuesi francez i ka thënë ‘po’ Antonio Contes për transferimin te Interi.

Dyshja kishte punuar vite më parë në Chelsea ku kishin arritur ta fitonin edhe titullin e kampionit.

Interi është favorit para PSG-së për të nënshkruar me Kanten, pasi vet lojtari preferon kalimin në Serie A para një rikthimi në Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version