Interi ka njoftuar rinovimin e kontratave me gjashtë nga lojtarët e skuadrës së tyre edhe për shumë vite të ardhshme.
Nerazzurrët kanë shpërblyer gjashtë nga lojtarët kryesor me kontrata të reja.
Është vet klubi italian që ka njoftuar rinovimin e kontratave me lojtarët e tyre, kontrata që variojnë nga viti 2020 deri më 2023.
Mesfushori kroat, Marcelo Brozovic ka befasuar me formën e tij këtë sezon dhe në fund të sezonit të kaluar dhe i është rinovuar kontrata e re deri më 2022.
Me kontratë të re deri në vitin 2022 është bërë edhe mesfushori uruguaian, Matias Vecino.
Rinovimi i kontratës ka ardhur edhe për mesfushorin italian, Antonio Candreva, i cili do të jetë zikaltër deri në vitin 2021.
Mbrojtësi Henrique Dalbert dhe mesfushori Roberto Gagliardini kanë përfituar kontratat më të gjata, ndoshta edhe shkaku i moshës më të re, kanë rinovuar deri në vitin 2023.
Në anën tjetër, mbrojtësi brazilian, Joao Miranda do të jetë i Interit edhe për sezonin e ardhshëm, pra deri në verën e vitit 2020. /Telegrafi/