Site icon Telegrafi

“Interex” së shpejti do të hapet në Leposaviq, Hetemi viziton ambientet e tij

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Komuna e Leposaviqit ka njoftuar se pas “rritjes së sigurisë” do të shtohen biznese të reja në këtë zonë, e njëra ndër to është dhe “Interex”.

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka vizituar sot ambientet e “Interex” që së shpejti do të hapet në këtë komunë, shkruan Telegrafi.

“Kështu, sot Kryetari Lulzim Hetemi vizitoi ambientet e kompanisë Interex, që shumë shpejtë hapet në Komunën e Leposaviqit. Kryetari Hetemi duke shprehur kënaqësinë për hapjen e këtij biznesi i uroi atyre suksese dhe punë të mbarë në pikën e re”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se “sa më shumë shërbime e oferta për qytetarët aq më e mirë e më lehtë do të jetë jeta për gjithë banorët e Komunës së Leposaviqit”. /Telegrafi/

Exit mobile version