Pavarësisht vendimit për mbylljen e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara nga ana e Ministrisë së Arsimit, Universiteti i Tetovës nuk ka hequr dorë nga 7 drejtimet në kuadër të këtij fakulteti.
Universiteti ka hapur regjistrimet për studentë, për vitin e ardhshëm akademik. televizioni ALSAT kontaktoi këtë universitet, prej nga shpjeguan përmes telefonit se hapja e regjistrimit të studentëve është bërë në konsultim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në arsyetim qëndron se UT-ja ka ende të drejtë të regjistrojë studentë dhe të mbajë hapur degët, për aq kohë sa Gjykata Kushtetuese nuk ka ndarë drejtësinë lidhur me ankimin e bërë për kushtetutshmërinë e vendimit për shuarjes së këtij fakulteti, nga ana e Qeverisë, dhe kalimin e tij në kuadër të Universitetit të ri “Nënë Tereza” në Shkup, ende pa u ndërtuar. Nga Zyra për Informim e Universitetit të Tetovës nuk deshën të komentonin se çfarë do të ndodhte me studentët që po pranohen, nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të vijë në muajt në vijim, dhe të mos jetë në favor të UT-së. Për këtë çështje, përgjigje duhet të japë rektorati.
Të njëjtat pyetje, ALSAT ia dërgoi edhe ministrit të ri të Arsimit, por nuk mori përgjigje. Nuk dihet as fakti nëse pëlqimin për fillimin e regjistrimit të studentëve, e ka dhënë ish ministri Abdilaqim Ademi apo ministri aktual i arsimit Pishtar Lutfiu. Nga ana tjetër, nisja e regjistrimeve në UT për fakultetet e shuara ngre dyshime se universiteti i ri “Nënë Tereza” nuk do të jetë gati për këtë vit akademik, siç u premtua nga autoritetet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët