LAJMI I FUNDIT:

Intel blen Telmap

Intel blen Telmap

Intel publikoi blerjen e kompanisë izraelite Telmap, të specializuar për navigacionin mobil. Intel me Telmap fiton mundësinë e ofrimit të shërbimeve të navigacionit dhe të lokacionit në pajisjet mobile duke hyrë kështu në garë me Nokian dhe Googlein.

Edhe pse do të jetë në tërësi në pronësi të Intelit, Telmap mbetet i pavarur dhe vazhdon të punoj nën emrin ekzistues të tregut, ndërsa do të ruaj edhe lokacionin aktual në Izrael, të gjithë 210 të punësuar dhe udhëheqësin e kompanisë. Telmap këtë vit mund të ndodh të arrij të hyra prej 33 milion dollarë, e Intel për kompaninë që tani planifikon zgjerimin e afarizmit në tregjet tjerë sikurse që janë Evropa, SHBA-të dhe vendet aziatike.

Çmimi i transaksionit zyrtarisht nuk është publikuar, por flitet për shumën në mes 300 dhe 350 milion dollarë. /Telegrafi/