Rruga rajonale që përshkon Parkun Kombëtar Galiçicë drejt Rajonit të Prespës që është e njohur nga turistët, mbeti e mbyllur këtë dimër. Edhe pse prej tij shihet njëri nga peizazhet më mbresëlënëse në Ballkan, përkatësisht në të njëjtën kohë shihet Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, rruga malore nuk mund të përdoret. Nga Parku Kombëtar Galiçicë thonë se kanë kërkuar nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore për ta mirëmbajtur atë, por institucionet nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët.
“Ekzistojnë dy gjëra kryesore për ne – të pastrohet rruga nga degët dhe drunjtë që rriten përgjatë rrugës dhe së dyti të mbushen vrimat, por edhe të pastrohen rrëshqitjet e tokës kur të fillojë sezoni. Fatkeqësisht, nga Ndërmarrja Publike nuk kanë siguruar një mirëmbajtje të tillë”, thotë Andon Bojaxhi – Parku Kombëtar Galiçicë.
Dhe jo vetëm gjatë dimrit, kjo rrugë nuk është mjaft e sigurt edhe gjatë gjithë vitit.
“Shpresojmë që në të ardhmen, të gjitha institucionet kompetente ta kuptojnë potencialin nga njëra anë dhe kërcënimet dhe rreziqet nga ana tjetër, dhe do të duhet të ndërmarrin veprime për t’i përmirësuar kushtet e infrastrukturës, në mënyrë që e gjithë kjo të mund të jetë e sigurt”, thotë Antonio Dodeski, Shërbimi Malor i Shpëtimit, Ohër.
Shërbimet kompetente për mirëmbajtjen e rrugëve, e kanë arsyetuar mbylljen sezonale të kësaj rruge për vite me radhë me mungesën e arsyetimit ekonomik për mirëmbajtjen e saj në dimër sepse është përdorur shumë pak. Sipas të dhënave turistike, numri i turistëve vendorë dhe veçanërisht turistëve të huaj që vijnë në Ohër me qëllim për ta vizituar Malin e Galiçicës është në rritje./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Pikat e vaksinimit në RMV po përballen me mungesë stafi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova