LAJMI I FUNDIT:

Instapaper vjen edhe në Android

Instapaper vjen edhe në Android

Këtë javë, Instapaper e ka lansuar aplikacionin e ri për platformën mobile të Google, Android.

Aplikacioni i ri në Android do t’i lejojë përdoruesit të lexojnë në mënyrë klasike, ndërsa përdoruesit e iPhone këtë mundësi e kanë pasur për një kohë të konsiderueshme.

Për ta përdorur aplikacionin e ri të Instapaper në Android, ju do të duheni të keni Android 2.1+ në telefonin tuaj.

Për Instapaper, faqja The Verge ka lëshuar një video të shkurtër me të cilën ajo e sqaron aplikacionin dhe funksionet kryesore të ofruara nga i njëjti.


Instapaper për Android është në dispozicion për shkarkim në Google Play, Amazon Android, App Store, dhe Nook Market për një çmim prej 2.99 dollarësh. / Telegrafi /