LAJMI I FUNDIT:

Inspektoriati: Kryetarët e komunave janë në funksion deri në fund të vitit 2017

Inspektoriati: Kryetarët e komunave janë në funksion deri në fund të vitit 2017

Inspektoriati shtetëror për vetëqeverisje lokale konsideron se interpretimet rreth mandatit të kryetarëve të komunave janë joserioze dhe kanë për qëllim të manipulojnë opinionin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Inspektoriati bën të ditur se nuk është konsultuar, e as që ka marrë pjesë në debatet publike të organizuara nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ku janë sjellë përfundime të pabaza ligjore dhe me interes partiak.

Sipas Nenit 35, Paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, mandati i këshillëtarëve është katërvjeçarë dhe, meqë zgjedhjet e fundit u mbajtën më 23 mars, 2013, atëherë mandati i tyre ka përfunduar më 24 mars, 2017. Rrjedhimisht, të gjitha vendimet e marra pas kësaj date, Inspektoriati i ka shfuqizuar.


Më tej, Inspektoriati bën të ditur se mandati i kryetarëve të komunave është i rregulluar me Nenin 49 dhe 52 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, ku thuhet se mandati zgjatë deri në përfundimin e vitit fiskal, pra deri më 31 dhjetor, 2017.

Inspektoriati bën të ditur se kryetarët e komunave kryejnë funksion teknik dhe nuk guxojnë të ndalojnë së funksionuari, edhe pse këshillëtarëve u ka kaluar mandati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori