Inspektorati i Tetovës: Do tu konfiskohen automjetet transportuesve ilegal

Mos pajisja e transportuesve publik të Tetovë me licenca përkatëse, ka detyruar inspektoratin komunal që të ndërroj rregulloren.
Nga inspektorati thonë se tash e tutje, nuk do të shkohet me dënime për transportuesit të cilët nuk pajisen me licenca, por do t`iu konfiskohen makinat me të cilat transportojnë nga 6 deri në 12 muaj.
“Nëse haset pa licence, dënimi fillon nga 500 euro dhe mënjanimi nga komunikacioni për një muaj, masa më e lehtë. Mirëpo tani në bashkëpunim edhe me Agjencinë për konfiskim të mallrave, do fillojmë edhe me marrjen e automjeteve, që të vihet rend. Kjo do jetë në bazë të nenit 99 A, pra nga gjashtë muaj deri në një vit, dhe gjithë përgjegjësinë e mbanë vozitësi apo pronari i mjetit. Sepse më shumë probleme kemi me taksitë ilegal. Ata refuzojnë dhe ankohen se përse bëjmë kontrolle neve, por qëllimi i fundit është të vihet një rend dhe të rritet standardi për udhëtarët. Sepse hasin në makina që janë të vitit 1994, që për rrethanat tona është absurde”, tha Kasim Dehari, Inspektor komunal.
Kryeshefi i inspektoratit thotë se kontrollet do jenë të përditshme.
“Është e rëndë, sepse pikë së pari kërkojnë të kemi vetura të reja nga 2010 dhe secili s`mund ta blej atë veturë të re dhe të del taksi. Secili mundohet për një kafshatë goje të mbijetojë me atë që e ka. Shteti duhet ti ul këto norma sepse njerëzit janë të varfër dhe gjendja është tejet e rëndë, dikush varet vetëm nga taksi dhe është tejet e rëndë”, tha një taksist.
Në Tetovë, sipas statistikave të fundit të Inspektoratit Komunal të Trafikut, mbi 80 për qind e transportuesve me furgonë, taksi dhe autobusë funksionojnë në mënyrë jolegale, pa licenca, ndërsa mbi 75 për qind nga makinat janë më të vjetra se 15 vjet./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa