LAJMI I FUNDIT:

​Inspektohen bizneset për produktet me emërtim antikushtetues

​Inspektohen bizneset për produktet me emërtim antikushtetues

Qendrat tregtare në Ferizaj sot janë inspektuar për të parë produktet me mbishkrimet antikushtetuese.

Gjendja vlerësohet së është nën kontroll, por produktet e hyra pas datës 19 nëntor me këtë mbishkrim do të konfiskohen.

Inspektorë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, bashkë me inspektorët komunal të Ferizajt, kanë ndërmarrë sot një aksion nëpër qendra të ndryshme të Ferizajt, për të parë nëse ka produkte që shiten me mbishkrimet antikushtetuese “Kosova dhe Metohia” apo “Kosova Unmik”.


Lulzim Syla kryeinspektor në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se po konstatohet një gjendje e kontrolluar kënaqshëm dhe po mbulohen këto mbishkrime aty ku po hasen, ndërkaq u ka bërë më dije të gjithë tregtarëve se produktet e hyra në treg më këto mbishkrime pas datës 19 nëntorit do të konfiskohen.

Ndërkaq koordinatori i inspektoratit komunal në Ferizaj, Ridvan Berisha pohon se inspektorët e këtushëm janë në inspektime të vazhdueshme kurse edhe bizneset po informohen vazhdimisht me urdhëresën më të re për mbishkrimet antikushtetuese.

Kurse tregtarët thanë se kanë pasur mjaft vështirësi që të kontrollojnë të gjithë artikujt që kanë qenë më mbishkrimet antikushtetuese, por janë mobilizuar mirë dhe ia kanë dal.

“Bazuar në Lëvizjet e fundit ekonomike dhe masat ndaj produkteve të Serbisë në qarqet e ndryshme janë paraqitur shqetësime se mund të ketë ngritje çmimesh, por aktualisht në tregun e Ferizajt, thuhet se nuk është vërejtur ndonjë rritje e theksuar kurse pas një kohe pritet të ketë lëvizje për shkak të rritjes së taksës doganore për produktet që hyjnë nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori