LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni arrin nivelin më të lartë në 40 vjet në SHBA

Inflacioni arrin nivelin më të lartë në 40 vjet në SHBA

Çmimet për konsumatorët amerikanë po rriten me normën e tyre më të shpejtë vjetore që nga qershori i vitit 1982.

Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit 6.8 për qind deri në muajin nëntor, sipas shifrave më të fundit nga Byroja e Statistikave të Punës.

Çmimet e benzinës u rritën me 6.1 për qind, ndërkohë që u rritën edhe kostoja e veturave të përdorura, qiraja dhe ushqimi, raporton bbc.


Megjithatë, ritmi mujor i rritjes së çmimeve me 0.8 për qind në muajin nëntor ishte pak më i ulët se ai i tetorit prej 0.9 për qind.

Kujtojmë se rritja e inflacionit po ushtron presion mbi agjendën politike të presidentit amerikan, Joe Biden ndërsa ai përpiqet të kalojë faturën e shpenzimeve sociale prej 1.9 trilion dollarësh.

Inflacioni, i shkaktuar nga një kombinim i kërkesës më të lartë nga konsumatorët dhe problemeve të zinxhirit të furnizimit, fillimisht pritej të zbehej pasi ndërprerjet e lidhura me pandeminë u zbutën.

Ndryshe, kohët e fundit, si Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, ashtu edhe kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, kanë thënë se nuk do t’i referohen më inflacionit si “kalimtar”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Dhjetë familjet më të fuqishme në SHBA - tri prej tyre janë veterane të Shtëpisë së Bardhë

Dhjetë familjet më të fuqishme në SHBA - tri prej tyre janë veterane të Shtëpisë së Bardhë

Çmimet e naftës vazhdojnë të ngriten – qytetarët thonë se do t'i përdorin veturat më rrallë

Çmimet e naftës vazhdojnë të ngriten – qytetarët thonë se do t'i përdorin veturat më rrallë

Kalo në kategori