India regjistroi të shtunën 76 mijë raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 3.4 milionë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shkalla e rritjeve ditore të infeksioneve në Indi është më e larta në botë, vetëm gjatë ditës së djeshme vendi raportoi më shumë se 77 mijë raste brenda 24 orëve të fundit.


India është vend i tretë në botë më i goditur nga pandemia, pas SHBA-së dhe Brazilit.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht nga virusi vdekjeprurës u rrit së fundmi në 24.7 milionë, ndërsa 838 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/