Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë sot në një incident me një bashkatdhetar nga Gjermania.

Nuha Osmani ka dhënë versionin e tij se si ka ndodhur rasti, ndërkohë kërkon që deputetët e tillë të japin dorëheqje nga posti që mbajnë.



“Ai më ka fyer me grua dhe nënë. Iu ofrova për ta pyetur se çka po don. Ai u soll dhunshëm dhe më goditi. Unë prej tij kisha kërkuar, t’u kërkojë falje krejt qytetarëve të Kosovës, edhe mua, për sjelljen e tij arrogante. Të gjitha tjerat do t'i kryejë drejtësia, në qoftë se ka drejtësi”, ka deklaruar qytetari për RTK-në.


Për të ndjekur procedurat ligjore, tani Osmani ka angazhuar edhe avokatë.

“Nga hetimet vetëm të zbardhet e vërteta. I mbrojturi im do të vazhdojë me gjitha procedurat ligjore, deri në fund”, ka deklaruar avokati.

Deputeti Zemaj pas këtij rasti, përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook ka shkruar, mes tjerash se ka reaguar në afekt.

Në mënyrë të vetëmbrojtjes, pasi sipas tij, një qytetare ofendoi dhe provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme.

Zemaj mes tjerash ka nënvizuar se kjo do t'i shërbej si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë.

Ndaj shkruan ai për këtë veprim shpreh keqardhje dhe kërkoi falje publike.

Rasti tashmë është proceduar tutje në polici.

Lidhur me incidentin, palët e përfshira janë intervistuar dhe pritet që lënda të procedohet tutje.

- YouTube youtu.be