Basketbollistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përmbushën rolin e tyre si favorit në finalet e Lojërave Olimpike në Paris dhe fituan medaljen e artë të pestë radhazi kundër mikpritësve, francezëve.
Lojtari më i mirë ishte Steph Curry, i cili realizoi 14.8 pikë, 3.2 kërcime dhe 2.5 asistime mesatarisht.
Gazeta angleze Daily Mail tani ka zbuluar sesi familja e tij po përjetonte njëkohësisht dramë në rrugët e Parisit. Gruaja e tij, Ayesha u gjend në një turmë dhe për pak kohë nuk mundën të kalonin kordonin e policisë.
Në video shihet ajo, duke u debatuar me policinë në Paris dhe madje pretendon se foshnja e porsalindur e tyre, vetëm tre muajshe, është goditur në kokë.
Nëna e Curry, Sonya, ishte gjithashtu aty, e cila gjithashtu pretendoi se dikush kishte goditur foshnjën Caius Chai, fëmija i katërt i çiftit Curry. /Telegrafi/