LAJMI I FUNDIT:

Incident në numërimin e votave në Kumanovë, intervenon policia

Incident në numërimin e votave në Kumanovë, intervenon policia

Vëzhguesit e qendrës për liri “Civil” kanë regjistruar incident gjatë numërimit të votave në një vendvotim në Komunën e Kumanovës.

“Në vendvotimin 1017/1 në Kumanovë, vëzhguesit e Lëvizjes Besa, kanë kërkuar të futen në vendin ku janë numëruar votat, pasi është mbyllur procesi i votimit. Aktivistët e Lëvizjes Besa janë kërcënuar dhe kanë kërkuar të hynë gjatë numërimit. Komisioni zgjedhor i ka lëshuar brenda, pas çka ka intervenuar policia”, informojnë nga “Civil”.

Tani numërimi zhvillohet pa pengesa./Telegrafi/