Një shofer që përplasi automjetin e tij në një sinagogë të madhe në Michigan ka vdekur.

Sherifi i Qarkut Oakland, Mike Bouchard, tha se i dyshuari kishte drejtuar automjetin e tij përmes dyerve të sinagogës Temple Israel në West Bloomfield, përpara se të përfshihej nga flakët.


Rojet e sigurisë në sinagogë hapën zjarr ndërsa ai po i afrohej.

Njëri prej tyre që ishte goditur nga automjeti po trajtohej në spital dhe pritet të shërohet.

Sipas FBI-së, incidenti po hetohej si një "akt i synuar dhune kundër komunitetit hebre".



Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare e identifikoi të dyshuarin si Ayman Mohamad Ghazali, një 41-vjeçar i lindur në Liban dhe i ardhur në SHBA në vitin 2011.

Ndryshe, tempulli i Izraelit - një nga sinagogat më të mëdha hebraike reformiste në SHBA - ka gjithashtu një çerdhe nga ku dhjetëra fëmijë u desh të evakuoheshin gjatë incidentit.

Në lidhje me incidentin ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai deklaroi se donte t’i “dërgonte dashurinë komunitetit hebre të Michiganit dhe të gjithë njerëzve në Detroit”.

“Është një gjë e tmerrshme”, tha ai. /Telegrafi/