Një punëtor në Walt Disney World në Florida po shërohet pasi u godit nga një top 180 kg gjatë një shfaqjeje, konfirmoi Disney.

Pamjet e incidentit u bënë virale.




Incidenti ndodhi gjatë “Indiana Jones Epic Stunt Spectacular!”, në të cilin rikrijohet drejtpërdrejt një skenë e famshme nga filmi i vitit 1981 “Raiders of the Lost Ark”.

Pamjet tregojnë një shkëmb të madh artificial, pjesë e sheshxhirimit, që rrotullohet jashtë kontrollit dhe rrokulliset drejt audiencës.

Në atë moment, njëri nga punëtorët qëndroi përpara tij dhe e ndaloi me trupin e tij, duke e penguar të arrinte te audienca.

Gjatë këtij procesi, ai u rrëzua përtokë.

Punëtori nuk mundi të ngrihej menjëherë pas përplasjes, dhe videoja tregon punëtorë të tjerë që nxitojnë për ta ndihmuar.

"Ne jemi të përqendruar në mbështetjen e anëtarit të ekuipazhit tonë, i cili po shërohet. Siguria është në zemër të gjithçkaje që bëjmë, dhe kjo pjesë e shfaqjes do të modifikohet ndërsa ekipi ynë i sigurisë përfundon shqyrtimin e asaj që ndodhi", tha Disney. /Telegrafi/