LAJMI I FUNDIT:

Inaugurohet baza e të dhënave e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Inaugurohet baza e të dhënave e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Të enjten Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, Ambasadori i Ambasadës Britanike në Prishtinë, Andy Sparkes dhe Drejtori i organizatës “Trashëgimia Kulturore pa kufij” (CHwB), Sali Shoshi, do ta bëjnë inaugurimin e bazës së të dhënave të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.

Me këtë rast, do të regjistrohet “Hyjnesha në Fron” si objekti i parë që futet në bazën digjitale të të dhënave. Baza e të dhënave do të shërben si platformë për futjen e informatave për të gjitha kategoritë e trashëgimisë kulturore të Kosovës (arkitektonike, arkeologjike, shpirtërore) që nga përnjohjet deri të listat zyrtare të vlerave.

Krijimi i Bazës se të Dhënave është pjesë e projektit “Forcimi i Kapaciteteve në Institucionet e Kosovës të për menaxhim të trashëgimisë kulturore” i cili mbështetet nga Qeveria Britanike dhe fondacioni suedez “Cultural Heritage without Borders”, i cili është edhe zbatues i këtij projekti.

Pas inaugurimit të databazës së të dhënave do të mbahet një konferencë për media.


Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

Shqiptari në Maltë

Shqiptari në Maltë

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Piktura të rralla të shqiptarëve ndër shekuj (Foto)

Piktura të rralla të shqiptarëve ndër shekuj (Foto)

Kalo në kategori