LAJMI I FUNDIT:

Importi i produkteve të naftës për vitin 2016 shënon rënie për 1.34%

Importi i produkteve të naftës për vitin 2016 shënon rënie për 1.34%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar bilancin e energjisë për vitin 2016, në të cilin pasqyrohen rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe burimeve që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit të kaluar.

Sasia e përgjithshme e energjisë në dispozicion për konsum në vitin 2016 ka qenë 2688.62 ktoe (Kilo ton oil ekuivalent), që në krahasim me vitin 2015 paraqet rritje për 7.07 për qind, ndërsa

sasia në dispozicion e thëngjillit të nxjerrë ishte 1684.57 ktoe, që në krahasim me vitin 2015 paraqet rritje për 8.39 për qind.


Sasia në dispozicion e produkteve të naftës në vitin 2016 ishte 660.37 ktoe, që paraqet rënie krahasuar me vitin 2015 për 1.34 për qind, derisa importi i produkteve të naftës për vitin 2016 ka qenë 660.39 ktoe, po ashtu ka shënuar rënie krahasuar me vitin 2015 për rreth 1.34 për qind.

Nafta merr pjesë me 65% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar nga benzina me 11%, koks nafte 8%, gaz i lëngëzuar i naftës (GLN) 6%, etj.