LAJMI I FUNDIT:

Imazhet satelitore para dhe pas tregojnë se pjesë të Spanjës janë bashkuar me detin pas shiut historik

Imazhet satelitore para dhe pas tregojnë se pjesë të Spanjës janë bashkuar me detin pas shiut historik

Përmbytjet vdekjeprurëse që tronditën Spanjën këtë javë pas reshjeve intensive historike, janë aq të gjera dhe të rënda sa nga hapësira vendi duket si një “det i brendshëm”.

Bëhet e ditur se në vetëm disa orë ra shi sa për një vit, duke krijuar një valë të përmbytjeve që theu brigjet e lumenjve dhe i përmbyti rrugët e shtëpitë.

Të paktën 155 njerëz u vranë nga përmbytjet katastrofike – lloji i ngjarjeve të reshjeve ekstreme që po bëhen shumë të shpeshta ndërsa bota ngrohet për shkak të ndotjes nga karburantet fosile, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


Pjesë të Spanjës tani duken si një zgjatim i Detit Balearik pasi reshjet e shndërruan atë që duhej të ishte toka e thatë në një hapësirë ​​të madhe uji, tregojnë imazhet satelitore.

Ujërat e përmbytjeve shfaqen si nuanca të ndryshme të së kaltrës dhe mbulojnë tokën e thatë.

Siç raportohet, mbulimi dramatik dhe i përhapur i ujërave të përmbytjeve në zonat e brendshme pothuajse i ka kthyer zonat bregdetare në ishuj.

Rrugët ujore që vështirë se ishin të dukshme në imazhin satelitor “më parë” nga fillimi i muajit, tani theksohen me të kaltër të ndezur, duke treguar se sa të mbushura janë.

Ndryshe, dhjetra njerëz mbeten të zhdukur që nga e enjtja ndërsa përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit vazhdojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse investitorët amerikanë po ia mësyjnë drejt këtij fshati në Alpet Zvicerane?

Pse investitorët amerikanë po ia mësyjnë drejt këtij fshati në Alpet Zvicerane?

Botë

"Mos e pranoni ofertën e Trumpit për 'kapitullim'" - është mesazhi i fundit i Gjermanisë për Ukrainën

Botë
Aeroplani për në Alicante të Spanjës detyrohet të devijojë udhëtimin pasi

Aeroplani për në Alicante të Spanjës detyrohet të devijojë udhëtimin pasi "pasagjerët e padisiplinuar" shkaktuan probleme

Evropa
Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi me origjinë nga Bosnja filmoi krimin

Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi me origjinë nga Bosnja filmoi krimin

Botë
Kush është hungarezi që mund të jetë pasardhësi i Papa Françeskut dhe ‘lidhjet e tij’ me Viktor Orbanin?

Kush është hungarezi që mund të jetë pasardhësi i Papa Françeskut dhe ‘lidhjet e tij’ me Viktor Orbanin?

Botë
Kryeministri i Grenlandës thotë se komentet e SHBA-së në lidhje me ishullin e pasur me minerale kishin qenë “mosrespektuese”

Kryeministri i Grenlandës thotë se komentet e SHBA-së në lidhje me ishullin e pasur me minerale kishin qenë “mosrespektuese”

Botë
Kalo në kategori