Imami i parë i xhamisë Aja Sofia në Stamboll të Turqisë është një Ferruh Muštuer, i cili sipas mediave është me origjinë boshnjake.
Sipas klix.ba, përcjell Telegrafi, Muštuer është me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, flet rrjedhshëm boshnjakisht dhe është hafiz i Kuranit.
Siç thuhet më tej, Ferruh Muštuer lindi në qytetin Kütahji në vitin 1971, ku mbaroi arsimin fillor dhe të mesëm.
Ai dikur ishte imam i xhamisë Yeni në Stamboll, dhe ai shpesh viziton vendin e prejardhjes së tij, Bosnjë dhe Hercegovinën.
Ndryshe, Gjykata e lartë administrative e Turqisë të premten anuloi dekretin e qeverisë së vitit 1934 që e ktheu Aja Sofia-n në një muze.
Kështu, vendimi i hapi rrugën ikonës së Stambollit, Aja Sofia të përdoret si xhami.
Pas vendimit të gjykatës, Erdogan nënshkroi një dekret presidencial për t’ia dorëzuar Aja Sofia-n Presidencës së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe për ta hapur për adhurim ndërsa përgëzoi popullin turk.
Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejtë, pak orë pasi u dha një dekret presidencial për kthimin e portretit të Stambollit, Aja Sofia, nga një muze në një xhami, presidenti Recep Tajip Erdogan tha që ajo do të hapet për lutje më 24 korrik. /Telegrafi/