LAJMI I FUNDIT:
Peja 10° clearsky_day

Ilir Ferati nderon mësuesit për 7 Marsin: “Mirënjohje dhe vlerësim për punën tuaj të palodhur”

Ilir Ferati nderon mësuesit për 7 Marsin: “Mirënjohje dhe vlerësim për punën tuaj të palodhur”

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka shpërndarë një mesazh të ngrohtë për mësuesit, duke u shprehur me mirënjohje dhe vlerësim për punën e tyre të palodhur, në kuadër të festës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Në mesazhin e tij, Ferati theksoi se 7 Marsi është një ditë që e nderon punën e mësuesve shqiptarë, duke kujtuar gjithashtu periudhat më të vështira të historisë, kur mësimdhënësit e vërtetë nuk ishin ata që ishin para një dërrase të zezë, por ata që, me vullnet dhe sakrificë, mësuan gjuhën shqipe nën kushte të vështira.

“Me mirënjohje dhe vlerësim për punën tuaj të palodhur, ju uroj një ditë të gëzuar, të cilën tash e sa vite lirie kushtohet në nderin tuaj,” tha Ferati. Ai shtoi se mësuesit shqiptarë janë ata që, me guximin e tyre, luftuan për dijen, dhe ata që sot vazhdojnë të ndriçojnë udhën e fëmijëve tanë.


Ferati përkujtoi dhe mësuesit e rënë që dhanë jetën për edukimin dhe zhvillimin e kombit, duke u shprehur se mësuesit që ra me libër në dorë do të mbeten gjithmonë të paharruar dhe mirënjohja për ta është e përjetshme.