LAJMI I FUNDIT:

IKD: Policia të mos lëshojë vërtetim për të kaluarën kriminale

IKD: Policia të mos lëshojë vërtetim për të kaluarën kriminale

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Vërtetimi për të kaluarën kriminale”, i cili lëshohet nga Policia e Kosovës, duke e cilësuar si cenim të drejtpërdrejtë të sigurisë juridike të qytetarëve dhe personave juridik në Kosovë.

IKD ka kërkuar nga institucionet publike gjithashtu duhet të ndalojnë obligim e qytetarëve për t’u pajisur me këto vërtetime sepse në të evidentohen edhe kallxime penale dhe procedura hetimore, të cilat në njëfarë forme cenojnë parimin e Kushtetutës së Kosovës që çdokush është i pafajshëm deri të vërtetohet me një aktgjykim të formës së prerë.

Gzim Shala nga ky institut në një konferencë për media, tha se është e kundërligjshme nga institucionet që kërkojnë këtë vërtetim nga qytetarët e Kosovës, pasi që kjo cenon sigurinë juridike.


“Ajo që është theks i veçantë i këtij raporti është vërtetimi mbi të kaluarën kriminale, e cila lëshohet nga Policia e Kosovës për qytetarët e saj. Instituti i Kosovës për Drejtësi ka siguruar një kërkesë të tillë dhe mbi përmbajtjen e saj ka kërkuar sqarim nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës na ka thënë se ky vërtetim mbi të kaluarën kriminale u lëshohet qytetarëve të Republikës së Kosovës me kërkesën e tyre”, tha ai.

Po ashtu, Shala tha se me këtë çështje është duke u marruar edhe Avokati i Popullit.

Yll Zekaj nga IKD tha se vërtetimi për të kaluar kriminale që lëshohet nga Policia e Kosovës është persekutim dhe cenon sigurinë juridike të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, IKD ka dalë me rekomandime për institucionet të cilat lëshojnë vërtetime të tilla.

“Policia e Kosovës të heqë dorë nga lëshimi i këtyre vërtetimeve, pasi që nuk mund të bazohet në nenin e ligjit për policinë sepse kemi decitivishtë nenin 98 të Kodit Penal të Kosovës, i cili përcakton sakte çka duhet të mbajë dosja penale për qytetarët e Kosovës. Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të ndryshojë rregulloren për mbajtjen e evidencës penale dhe këtë ta harmonizoj me Kodin Penal të Kosovës dhe përkatësisht të heq dënimet me gjobë si pjesë e evidencës penale. Institucionet publike gjithashtu duhet të ndalojnë obligim e qytetarëve për t’u pajisur me këto vërtetime sepse në të evidentohen edhe kallxime penale, procedura hetimore të cilat në njëfarë forme cenojnë parimin e Kushtetutës së Kosovës që çdo kush është i pafajshëm deri të vërtetohet me një aktgjykim të formës së prerë. Ministria e Punëve të Jashtme duhet të loboj në dy drejtime të ambasada dhe konsullata që i kemi në shtete t ë ndryshme që të mos kërkojnë nga qytetarët vërtetim për kallxim penal” .

Instituti i Kosovës për Drejtësi, kërkoi nga institucionet që të jenë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për lëshimin e këtij vërtetimi

IKD iu ka drejtuar Avokatit të Popullit të nxjerr një raport ex-officio, ku duhet të rekomandojë Policisë së Kosovës që tash e tutje mos të lëshojë vërtetim për të kaluarën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori