Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimit të kundërligjshëm të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës Komunale në Zonën Kadastrale në Çagllavicë me pronat e dy personave fizik në Zonën Kadastrale Zllatar, të cilit vendim i ka paraprirë propozimi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës.
Vendimi i nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës korrespondon plotësisht me përmbajtjen e propozim vendimit të Kryetarit të Komunës. Ky vendim është nxjerrë pa u zhvilluar asnjë konsultim publik dhe pa u përmbushur kërkesat ligjore, thekson IKD.
“Pos që nuk pati konsultime publike, vendimi i Kuvendit Komunal i nxjerrë sipas propozimit të Kryetarit të Komunës nuk sqaron se, saktësisht, cili është interesi i Komunës që të jap pronën në Zonën Kadastrale në Çagllavicë për të marrë pronën në Zonën Kadastrale në Zllatar, në të cilën tanimë është ndaluar ndërtimi.
Ligji NR. 06/L-092 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës (Tutje: Ligji) në nenin 24 ka përcaktuar kushtet për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. Fillimisht, ky nen ka përcaktuar se prona mund të këmbehet vetëm për qëllime të përmbushjes së interesit publik, gjersa vendimi i nxjerrë nuk e sqaron se cili është interesi publik në këtë rast. Veçanërisht, mbetet e paqartë për publikun se si mund të konsiderohet interes publik realizimi i planit rregullues ‘Prishtina e re – Zona Qendër’, gjersa është pikërisht kjo pronë që jepet në këmbim të një prone që s’ka të bëjë me këtë pjesë”, thuhet më tej.
Tutje, sipas Ligjit, kryetari i Komunës obligohet që paraprakisht të siguroj raport zyrtar të vlerësimit se nuk ekzistojnë prona tjera të komunës të përshtatshme për këtë qëllimin që synohet të arrihet. Ky raport, apo të paktën sqarime për të, nuk janë pjesë e vendimit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal.
“Tutje, neni 25 i Ligjit ka përcaktuar procedurën e këmbimit të pronës publike me persona fizik apo juridik, e cila procedurë iniciohet nga komuna apo palët e interesuar dhe përfundon me vendim të Kuvendit Komunal. Kështu, vendimi i Kuvendit Komunal është akti i fundit në kuadër të kësaj procedure. Për këtë arsye, sipas Ligjit, nuk qëndron arsyetimi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës se ‘..vendimi i Asamblesë nuk këmben 8 hektarë dhe tërë parcelën 20 hektarëshe…’.
Kjo pasi sipas Ligjit, është vendimi i Kuvendit Komunal që këmbën pronat dhe jo vlerësimi i Ministrisë së Financave. Me rastin e nënshkrimit të kontratës, Kryetari i Komunës obligohet ti përmbahet vendimit të Kuvendit Komunal dhe jo vlerësimit të Ministrisë së Financave, të cilin do duhej ta merrte paraprakisht. Praktika paraprake e kundërligjshme në këtë fushë nuk e përligjë këtë vendim”, thuhet më tej në reagimin e IKD-së.
Ky institut, thekson se sipas raportimit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e validoi këtë vendim. Duke pasur parasysh këto shkelje ligjore, kjo Ministri do duhej të mbronte ligjshmërinë e vendimeve të kësaj natyre, duke vepruar në kuadër të kompetencave që ka sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe mos të validonte vendime të cilat janë në kundërshtim me Ligjin. Validimi i vendimeve të kundërligjshme të Komunës së Prishtinës nga kjo Ministri paraqet mos zbatim adekuat të kompetencave të kësaj Ministrie dhe cenim të interesit publik.
“Në anën tjetër, sipas raportimeve të mediave, Kryetari i Komunës së Prishtinës ka deklaruar publikisht se ka qenë i angazhuar si arkitekt për ndërtimet në zonën e Badocit, në një pronë që për aksionarë ka biznesmenët Rrahman Haradini e Shaban Konxhuli.
Para 4 vjetësh Rama publikisht ka deklaruar se është angazhuar nga biznesmeni Haradini për hartimin e projektit, gjersa në vitin 2020, Lumir Abdixhiku si ministër në kabinetin e Qeverisë Kurti 1 anuloi vendimet që lejonin ndërtimet në Badovc. Po kjo pronë, që biznismenëve Haradini dhe Konxhuli u mbeti e pashfrytëzuar, iu këmbye nga Komuna e Prishtinës me pronën në Çagllavicë”, thuhet më tej.
Përballë gjithë kësaj, Kryetari i Komunës së Prishtinës në reagimin e tij publik, nuk sqaroj rrethanat që kanë të bëjnë me gjendjen e konfliktit të interesit në këtë situatë.
Sipas Ligjit Nr. 06/L -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik në kuadër të vendimmarrjes hyjnë edhe çastet paraprake të vendimmarrjes të cilat janë thelbësore dhe përcaktuese në të cilat pjesëmarrja, ndikimi dhe qëndrimi i zyrtarit përcaktojnë përmbajtjen përfundimtare të aktit apo kontratës si dhe çdo veprim i zyrtarit në ushtrimin e funksionit publik.
“Në rastin konkret, vendimi i marrë nga Kuvendi Komunal është bazuar në propozimin e Kryetarit të Komunës. Madje, përmbajtja e vendimit është identike me propozimin”.
IKD i bënë thirrje Kryetarit dhe Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës që të ndalin praktikat e kundërligjshme të këmbimit të pronave pa zhvilluar konsultime publike dhe pa respektuar dispozitat ligjore.
Në anën tjetër, Qendra për Ndihmë Juridike e Institutit të Kosovës për Drejtësi njofton se është duke shqyrtuar të gjitha rrugët ligjore për atakimin e këtij vendimi në Gjykatë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje