LAJMI I FUNDIT:

IKD kërkon nga të gjitha palët respektimin e aktgjykimit të Kushtetueses 

IKD kërkon nga të gjitha palët respektimin e aktgjykimit të Kushtetueses 

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar nga të gjitha palët që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

IKD thotë se mirëkupton dhe promovon kërkesën e vazhdueshme të qytetarëve dhe publikut për të pasur institucione të pavarura, me integritet, kredibilitet dhe çka është më e rëndësishmja, institucione të pavarura që marrin besimin e publikut lidhur me procese të rëndësishme për publikun.

“IKD ri-kujton publikun, partitë politike dhe liderët institucional se Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Në këtë drejtim me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të stabilitetit politik dhe institucional, IKD iu bën thirrje të gjitha palëve ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të shpallur dje rreth çështjes së ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje për kontestimin e Dekretit të Presidentit për çështjen e caktimit të mandatarit për formimin e qeverisë së re”.


Sipas IKD-së, pavarësisht, kritikave që palët mund të kenë në lidhje me përmbajtjen e këtij aktgjykimi, ato detyrohen ta zbatojnë në përpikëri, duke ndjekur dhe zbatuar të gjitha dispozitat dhe parimet e sqaruara në aktgjykim që ndërlidhen me formimin e qeverisë.

IKD ju bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga gjuha dhe veprimet jodemokratike dhe që të sigurojnë zbatimin e plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në procesin e krijimit të Qeverisë së re.

IKD gjithashtu përkrahë të drejtat e garantuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë përmes mjeteve demokratike paqësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori